Gazeta Shqiptare

Rama: Tahirin e kam mbështetur, por përgjegjës­ia individual­e. Presim të vërtetën

Kryeminist­ri: Shokuese dhe e neveritshm­e, biseda mes kriminelëv­e

-

Kryeminist­ri

Edi Rama e cilësoi "shokuese dhe të neveritshm­e", atë çfarë ka dalë me përgjimet ku implikohet ish- ministri Saimri Tahiri. "Duam të vërtetën! Sa më parë! Është e neveritshm­e dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëv­e! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetje­je e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet", u shpreh dje Rama në një status në "Facebook", ndërsa ishte në Shkup. "Por - shtoi më tej Rama - Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatue­se duhet t'i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdo qoftë që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim, lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!", theksoi Rama. Ndërsa në përgjigje të komentuesv­e në ' FB', ai sqaroi se lidhjet me krimin duhet t'i provojë drejtësia, sepse biseda e dy kriminelëv­e nuk është provë, por një arsye për të kërkuar që të provohet sa e vërtetë është. "Nuk ekziston në demokraci koncepti i një kabineti të lidhur me krimin, sepse përgjegjës­ia është individual­e dhe as kolektive, as shoqërore, as farefisnor­e!", sqaroi kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania