Gazeta Shqiptare

"Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 mln euro"

Byzylykë 8 mijë euro për nënën e gruan e ish- ministrit Habilaj: S'i mjaftojnë as 20 mln në një fushatë elektorale

-

janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi", thuhet në dosje. Ndërkaq, në një përgjim të kryer në dhjetor të 2013- ës, Moisiu i thotë Sabaudinit se ka blerë dy byzylykë për gruan dhe nënën e Saimirit dhe se kishte paguar 8 mijë eruo, pasi kishin edhe nga një diamant. Më tej, Moisiu tregon se për këto kishte edhe nga një certifikat­ë, që në rast të humbjes apo vjedhjes së tyre, mund të bëhej denoncim dhe u rimbursohe­j. Po ashtu, në dosje thuhet se Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj më datë 24 shkurt 2014 kanë shkuar në Sicili me makinën tip "Audi A8" me targë AA003GB në emër të Sajmit Tahirit, për të takuar një person të quajtur Melo, kamionist, i cili do t'u dorëzonte paratë që këta duhet të transporto­nin për llogari të tyre në Shqipëri. Po kjo makinë shfaqet në datën 4 mars 2014, ku Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj kanë udhëtuar nga Bari drejt portit të Durrësit.

PËRGJIMI PËR SHTETIN

Moisiu: Duhet të heqim borxhet që kemi me njerëzit e tjerë.

Sabaudini: 600 mijë euro që kemi nuk mjaftojnë.

Moisiu: Për fat të keq jo, se duhet t'i japim 200 mijë Renatos.

Sabaudini: Ne na vret Renato se shuma më e madhe do të shkojë për atë, ndërsa të tjera janë 10 ose 20... ( duke nënkuptuar 10 mijë apo 20 mijë euro). Por, edhe shteti na rëndon shumë dhe për këtë kemi vendosur një llogari të veçantë.

Moisiu: Por janë 400 mijë...

PËRGJIMI PËR 1.3 TONË DROGË

Maridiani: Humba 1.3 tonë drogë, sikur humb një fëmijë.

Sabahudini: Sa mirë që shpëtuam... sa mirë! Maridian: Ça thua?! Sabaudini: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.

Maridiani: Pastaj ku do të kishim ikur... vetëm të mbyteshim... ( shan)... për atë i lutesha Zotit sot. "Zot... të paktën na shpëto ne... sepse ajo ( i referohet mallit) iku... të paktën mendo për ne"... i thosha.

Sabaudini: Çfarë na bëri ai qelbësirë!

Maridiani: Na prishi çdo gjë... na ka dëmtuar.

Sabaudini: Lëre çfarë dëmi...

Maridiani: Po kur e shihja atë punë ( i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu... Xhaxha... nuk e di... më vinte keq si të ishte një fëmijë.

Sabaudini: 1 ton e 300 mijë kile ishin.

Maridiani: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë, e kupton? Që e kapën ata.

Sabaudini: Një ton e 300 kile ishin...

Maridiani: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz.

PËRGJIMI: MË KËRKOI "SHEFI I MADH"

Në tetor 2013, Moisi Habilaj ( ndodhet në Katania) bisedon në telefon me vëllain, Florianin ( ndodhet në Shqipëri). M: Tjetër çfarë thuhet? F: Asgjë, mbrëmë u nisa nga Tirana dhe sapo kam ardhur në Fier. M: Pse? F: Më kërkoi "shefi i madh". M: Çfarë donte? F: Asgjë, për këto gjëra. M: Ah, fole ti vetëm për vetëm me të?

F: Po, më priti në 11: 30, taksia që më dërguan dhe paguan ata. M: Çfarë tha ai? F: Tha: "çfarë janë këto? Çfarë kanë... si është gjendja? Unë i thashë: Kështu, ashtu ( nënkupton që i ka thënë çdo gjë që ka ndodhur). M: Atëherë? F: Më tha - Mos u mërzit, mos e vrit mendjen se është çështje orësh.

M: Ah po duhet t'i thoje që nuk ishte faji ynë, këtë duhet t'i thoje!

F: Po ia thashë, që ne nuk... aspak... më tha: "Ata e bënë kastile, sepse unë, "shefi i madh" i mora në telefon.

M: Edhe ne e kuptuam, për këtë nuk e shqetësuam ( shefin e madh).

F: Edhe ne e morëm vesh dhe më tha: "Unë e mora dhe i thashë: Nuk duhej të përziheshe në këto lojëra" ( punët e shefit).

M: E ka marrë ai në telefon?

F: E mori ky "i madhi" ( shefi).

FRIKA PËR KORRIERËT

Nga përgjimet ka rezultuar se Moisi Habilaj kishte nisur të shqetësohe­j për faktin se gjërat mund të shkonin keq dhe mund të arrestohes­hin, pasi korrierët e tyre ishin arrestuar.

Moisiu: Ermal, ato janë në qytetin e tyre dhe nuk kanë frikë Ermal. Ishe ti atë ditë kur i thashë që edhe nëse ti përfundon në burg, je në vendin tënd, ndërsa unë jam larg shtëpisë. Makina duhet të hiqet urgjent, ka bërë mjaftueshë­m kilometra.

Ermali: Kur do të vijë të marrë makinën?

Moisiu: Shko lër makinën dhe merre makinën.

Moisiu: Po më çmend Sabaudini.

Ermali: Do ti ketë thënë Limosi.

Moisiu: Më shkruan hajde tek marketi. Ku është?

Ermali: Do t'ia ketë thënë Limosi.

Moisiu: Por çfarë do t'i ketë thënë?

FRIKA NGA VDEKJA

Në makinë është regjistrua­r një tjetër bisedë mes dy shokëve të Habilajt, pjesë të bandës së drogës, Sabaudin Çelaj dhe Meridian Sulaj. Në komunikime vihen re pseudonime­t që ata përdorin për mbërritjen e drogës në destinacio­n, duke përdorur fjalën "makina" apo "puna". Ndërkohë që në përgjimin e zbardhur përmendet një tjetër pseudonim, "flokët" që nënkuptojn­ë policinë, të cilët kanë rrezikuar jetën dhe punën e tyre. Në fjalët e Meridianit thuhet se ai ka frikë për jetën e vet dhe i lutet Zotit për ta shpëtuar.

Meridiani: Kur erdhi "makina", unë shkova t'i takoja, "makina" sapo kishte mbërritur.

Sabaudini: "Makina" erdhi natën apo ditën?

Meridiani: Natën, natën dhe më tha kështu- kështu e lamë "punën", lamë "makinën" në garazh, e mbyllëm dhe ti ik, sepse më duket se... dhe ne ikëm kështu, sepse ishin "flokët" ( nënkupton policinë). Dreqi e mori... dhe nuk jemi të sigurt që do të jemi nesër... dhe unë iu drejtova Zotit: O Zot, o Zot, o Zot, o Zot i madh pse kaq keq puna? O Zot, o Zot i madh. Nuk kam mundur të fle, pastaj u ktheva ditën e nesërme. Të nesërmen në 11: 00, siç e kishim lënë, mbërritëm aty dhe ishte gjithçka... ( regjistrim­i ndërpritet).

 ??  ?? Faksimile e dosjes ku përmendet emri i Saimir Tahirit
Faksimile e dosjes ku përmendet emri i Saimir Tahirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania