Gazeta Shqiptare

Tahiri i kërkoi takim, Llalla e refuzoi

-

Vetëm

30 minuta pasi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ishte larguar nga zyra e prokurorit të përgjithsh­ëm, me të cilin biseduan kokë me kokë, Saimir Tahiri telefonoi Adriatik Llallën për t'i kërkuar takim. Takimi u vendos të zhvillohej në zyrën e kryeprokur­orit në orën 12: 30 të së premtes. Ora kaloi, por ish- ministri i Brendshëm nuk u pa të hynte në godinën e organit qendror të akuzës. Ish- ministri i Brendshëm, ndërkohë lajmëroi një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, për të sqaruar pozicionin e tij, pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali. Mësohet se kryeprokur­ori u largua nga zyra e tij rreth orës 13: 00. Në këtë mënyrë, ai bëri të qartë se nuk do ta priste në takim ish- ministrin e Brendshëm, i cili po akuzohet direkt nga opozita dhe jo vetëm për lidhje me bandën e Habilajve dhe trafikun e drogës. Burime nga zyra e kryeprokur­orit sqaruan se takimi nuk mund të zhvillohej për shkak të angazhimev­e të zotit Llalla. Po sipas burimeve, me gjasë biseda do të kishte fokus arrestimin e Habilajt në shtetin fqinj. Ndërkaq, kryeprokur­ori Adriatik Llalla pati dje një takim edhe me kreun e SHISH, takim ky që zgjati për rreth 60 minuta dhe në thelb kishte arrestimin e

Në dosjen hetimore të autoritete­ve italiane me përgjimet e bandës së Habilajve, në të paktën dy raste përmendet edhe emri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një material voluminoz me 416 faqe të një hetimi të nisur nga Gjykata e Katanias në tetor të vitit 2013 për grupin e trafikantë­ve të arrestuar për 3.5 tonë hashash, përmenden emra trafikantë­sh, njerëz me pushtet në Shqipëri, data me hyrjedalje nga Shqipëria në Itali dhe anasjellta­s, si dhe porositë që ata kryenin për dorëzimin e lëndës narkotike. Po ashtu, në dosje përmenden edhe makinat me të cilat ata lëviznin, apo edhe kodet që pjesëtarët e këtij rrjeti përdornin me njëritjetr­in. Dosja me përgjimet e plota u publikua dje nga kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha. Të hetuarit e kësaj dosjeje janë Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj ( të 3 të arrestuar), Nezar Seiti, Armando Sulaj, Tigrens Mezuraj, Sabaudin Çelaj, Florian Habilaj, si dhe shtetasit italianë të arrestuar Antonio Riela, Vincenco Spampinato, Angelo Busaca, Gianluca Passavanti.

PËRGJIMET PËR SAIMIR TAHIRIN

Më datë 16 dhjetor të vitit 2013 në bisedën mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, sipas vlerësimit të prokurorëv­e dhe gjykatësve italianë, përmendin ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Në bisedën mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të cilët flasin për një person me pushtet me emrin "Saimir Tahiri" ( deputet i Shqipërisë) njeri i politikës, Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai?

Sabudini: Ai ka vetëm emrin, famën dhe pozitën, por nuk besoj që ka më shumë para se ata.

Moisiu: Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro.

Sabaudini: Të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale.

Moisiu: Atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale.

Ndërsa, në një tjetër bisedë të po mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt të bërë më 3 mars 2014 përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen, duke aluduar për kushëririn e tij, Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Brendshëm në Shqipëri, shkruhet ndër të tjera në dosje.

"Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatiki­sht të caktuara. 30 mijë ' xhaxhait', 30 mijë duhet t'ia çoj Saimirit, bëjnë 60. 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që

 ??  ??
 ??  ?? Të arrestuari­t në Itali ( Në rreth) Moisi Habilaj
Të arrestuari­t në Itali ( Në rreth) Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania