Gazeta Shqiptare

Basha: Të arrestohet Tahiri! Fakte tronditëse për ministra të tjerë

Opozita nis sot në orën 11: 00 aksionin kundër qeverisë, Kryemadhi në zyrën e kreut të PD "Përgjimet e trafikantë­ve, Rama bleu votat"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, kërkoi dje ar restimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke paralajmër­uar publikimin e fakteve që vërtetojnë lidhjet e tij me kushëririn Moisi Habilaj, që u kap të hënën në Itali për trafik droge. Para mediave ai njoftoi mbledhjen e tryezës së opozitës paraditen e sotme në orën 11: 00 nga ku do të dilet me një qëndrim të përbashkët kundër lidhjeve të pushtetarë­ve të majtë me krimin e organizuar. Tryezës së sotme pritet t'i bashkohet edhe LSI- ja dhe Monika Kryemadhit, e cila mbrëmë bashkë me kreun e deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili zhvilluan një takim rreth një orë me z. Basha në selinë e PD- së për aksionin e ri opozitar kundër krimit dhe lidhjeve të tij me pushtetin. Saimir Tahiri është një nga "peshqit e mëdhenj" dhe se Edi Rama e shiti atë për të mbrojtur sipas Bashës, lëkurën e tij. Në daljen nga selia e PD- së, Basha tha se trafikantë­t e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve, ndërsa paralajmër­oi se të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë, pa dhënë detaje më shumë për këtë. "Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama t'i vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara? Natyrisht, nuk pres përgjigje prej Edi Ramës. Ai e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite, edhe pse e ka ditur se ai është protektor dhe përfitues i drejtpërdr­ejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar. Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015- ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017- ës", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së vuri në dukje se shqiptarët kanë sot dy rrugë, "o të durojnë realitetin që po u imponohet, ose të ngrihen e të kërkojmë të drejtën legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeminist­ri i bërë njësh me ta". Sipas tij: "Është ora e vendimeve të mëdha. Por sot ësh- të dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë. Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim", deklaroi kreu i PD- së. Basha akuzoi se, "provat e hetimit tregojnë se narko- trafikantë­t kanë kontribuar miliona euro në fushatën elektorale të Edi Ramës". "Provat e hetimit tregojnë se grupi narko- trafikant, i drejtuar nga Moisi Në daljen nga selia e PD- së, z. Basha tha se trafikantë­t e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve, ndërsa paralajmër­oi se të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë, pa dhënë detaje më shumë për këtë.

Habilaj, kushëri i Saimir Tahirit, i ka paguar shuma marramendë­se në dorë Saimir Tahirit, si dhe ka përdorur për trafik droge ' Audi'- n e Saimir Tahirit. PD e ka denoncuar 1400 herë Tahirin për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Sa herë dilnin në dritë fakte për lidhjet e Tahirit me bandat, Edi Rama e ka mbrojtur Tahirin dhe e ka quajtur bashkëpunë­torin më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm. Sot, Edi Rama e shiti Saimir Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij. Tahiri është një nga ' peshqit e mëdhenj'. Gjithçka është bërë me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës për të përfituar paratë e Habilajve", theksoi Basha. Kreu i PD- së shtoi se, "këto janë fakte tronditëse dhe prova që tregojnë skemën se si Edi Rama ka blerë votën dhe ka dhunuar zgjedhjet. Me Edi Ramën në krye, qeveria do të vazhdojë të jetë karteli kryesor i krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri", tha Basha, i cili e mbylli deklaratën e tij duke njoftuar se nesër do të mbahet një tryezë e spektrit opozitar, ku sipas tij, do të merren "vendime të mëdha". Më herët kreu i PD- së, Lulzim Basha, i bëri thirrje prokurorit të përgjithsh­ëm të mos takohet me atë, që ai e quan "të dyshuarin" Saimir Tahiri. Sipas Bashës, faktet dhe provat e lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafien e drogës janë para syve të çdo shqiptari.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania