Gazeta Shqiptare

Monika Kryemadhi: LSI është pjesë e frontit kundër bandave, mbështes Bashën

Kryetarja e LSI- së: Situata e krimit, më e rënda që ka përjetuar vendi "Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin"

-

shpalli dje vendimin për të qenë pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit. "Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre. Shteti i kriminaliz­uar i kryeminist­rit ka komproment­uar shumë rëndë edhe rolin e policisë dhe politikës", tha dje në një konferencë shtypi Monika Kryemadhi. "Përpara këtij momenti shumë të vështirë të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre, pasi të gjithë janë të rrezikuar. LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t'i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet", deklaroi ajo. Sipas kryetares së LSI- së, "Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin, por ka edhe shumë hallka të tjera, që janë ende aty e që i drejton Edi Rama. Janë hallkat e krimit e trafikantë­ve, por edhe të oligarkëve, që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar". Ajo shprehu hapur bashkimin në një front edhe me Partinë Demokratik­e. "Mund të ketë pika që ndajnë LSI me Partinë Demokratik­e dhe partitë e tjera, por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh. Bashkëpuni­mi politik është një detyrë që na e kanë dhënë qytetarët, është vullneti ynë dhe ne do e çojmë deri në fund dhe pa kompromis misionin tonë. Këtë do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve, për të cilët vendi ynë duhet të jetë një vend i sigurt dhe i dashur", theksoi kryetarja e LSI- së. "Atdheu ynë i përbashkët është më i rrezikuar se kurrë dhe koha nuk pret. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër kësaj të keqeje shumë të madhe që ka gllabëruar Shqipërinë. Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD, z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion inten- siv dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet", u shpreh dje Kryemadhi. Edhe më herët, Kryemadhi shkroi në "Facebook" se Rama është përgjegjës­i kryesore për inkriminim­in e policisë dhe politikës. "I bëj thirrje prokuroris­ë të nisë urgjent hetimet për ishministr­in e Brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalit­etin dhe të mos ulet në takime spontane me të kërkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama, që pasi i shfrytëzoi bashkëpunë­torët e tij për lidhjen dhe shfrytëzim­in e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshta­rët e tij politikë, sot i flak tutje, sepse nuk i duhen më", shkroi Kryemadhi. Nga ana e tij, edhe kreu i grupit parlamenta­r të LSIsë, Petrit Vasili duke akuzuar kryeminist­rin Edi Rama u shpreh dje: "Kryeminist­ri i drogës nuk i lan dot duart si ponc pilati. Gjithçka kriminale që përmbyti me drogë dhe krim Shqipërinë është vepër e kryeminist­rit. Është informuar kryeminist­ri nga shumë drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe shërbime partnere për drogën dhe ministrin tutor të saj, me të cilat kriminaliz­uan në çdo qelizë sigurinë kombëtare dhe të çdo qytetari dhe ka bërë me qëllim të qartë veshin e shurdhët, sepse ishte njësh me krimin. Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeminist­ër, duke shitur ishministr­in shërbëtor të drogës dhe krimit", u shpreh dje Vasili. "Është ai, kryeminist­ri, fajtor dhe drejtësia s'mund të vonojë më asnjë sekondë, pasi ajo ka një përgjegjës­i madhore përpara vendit", përfundoi Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania