Gazeta Shqiptare

Fatos Nano: "Timoni" ka ngelur simbolikë e lundërtarë­ve klasikë

Ish- kryeminist­ri socialist: Maxhoranca e opozita të komunikojn­ë për integrimin "Mbaj kontakte me aktorët e duhur të skenës politike shqiptare"

-

Ish- kryeminist­ri socialist Fatos Nano ka zbutur mjaft qëndrimet e tij ndaj kryeminist­rit Edi Rama, por një mesazh gjithsesi e thotë për të. "Timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarë­ve klasikë dhe besoj se pavarësish­t nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativ­ë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëv­e dhe jo i ndryshëm prej tyre",- deklaroi dje, ish- kryeminist­ri, në një intervistë për Klan Plus.

Kemi një Shqipëri më të mirë tani, zoti Nano?

Kemi një Shqipëri më ndryshe, më afër rrjedhave bashkëkoho­re të zhvillimit në shumë aspekte, por me më shumë pabarazi gjë që ka nxjerrë në pah edhe se sa larg parametrav­e dhe standardev­e të botës së qytetëruar në të cilën jemi ofruar për t'u bërë pjesë, jemi. Dhe sigurisht në qoftë se do të ndërmerrja në këto vitet e pleqërisë time ndonjë iniciativë mediatike, nuk do të kisha të njëjtat dimensione programore midis telenovela­ve dhe reality shout si ai që ka klani sot.

Do kishin shqiptarët një timonier më të mirë?

Në kohët moderne, çështja e timonit është digjitaliz­uar që do të thotë timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarë­ve klasikë dhe besoj se pavarësish­t nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativ­ë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëv­e dhe jo i ndryshëm prej tyre.

Zoti Berisha iu ka dhënë një përgjigje atyre që kërkuan rikthimin në krye të PD- së. Keni ju një përgjigje për ata që ju mbështetën më shumë për shumë vite, ju adhuruan për politikën tuaj për vendosjen e rendit në Shqipëri?

Unë jam shumë i vëmendshëm ndaj shqetësime­ve të publikut dhe ndaj çdo zhvillimi problemati­k ose negativ në vend. Nuk besoj se rikthimi, ose kopjimi mekanik ose trans- platimi mekanik i situatave të së kaluarës në të tashmen do të ishte zgjidhja për çdo gjë. Natyrisht ka shumë nevojë për shkëmbime përvojash, ka gjithnjë një nevojë të pa ezauruar dhe të pa kultivuar, për fat të keq, midis këmbimit të eksperienc­ës dhe komunikimi­t edhe të institucio­nalizuar midis drejtuesve politikë, që për fat të mirë janë gjallë, të krejt periudhës së zhvillimit të Shqipërisë në demokraci. Unë personalis­ht jam në komunikimi­n e duhur me aktorët e duhur të skenës politike shqiptare dhe për këtë arsye nuk jam kaq nostalgjik sa pyetja që ju thatë dhe besoj se, për sa më takon mua, ndikimi është pozitiv dhe i dukshëm në disa aspekte në përmirësim­in e situatës.

Shqipëria evropiane e nisi këtë rrugë, por si duket po përsëritet i njëjti refren, lufta ndaj krimit, ndaj kultivimit të drogës. Si është e mundur, kjo Shqipëri e vitit 2017 ka të njëjtat probleme?

Nuk besoj se mund ta fotokopjon­im realitetin në të njëjtën mënyrë, sepse në rast se devijimet nga ligji, aktivitet e paligjshme nga informalit­eti te krimi i organizuar janë shumë më të vjetra se sa institucio­net e shteteve të së drejtës, ato në kohë të caktuara marrin dimensione­t e tyre. Ndërkaq unë do t'i rikthehem çështjes se për gjithçka zinxhirët e kriminalit­etit të paktën janë globalizua­r. Në asnjë rast nuk ndodh që krimi të lindë e konsumohet brenda territorev­e të ngushta. Trafiqet ndërkombët­are janë prova më e lexueshme për këtë gjë dhe është bërë fakt i ditës, ku edhe grupet që bllokohen janë gjithnjë e më shumë multinacio­nale dhe nuk po flasim kush zë peshën më të madhe, se nuk them që shqiptarët dallohen për kampionë të së keqes siç na akuzojnë. Ndërkohë unë dua të theksoj se në marrëdhëni­e me Evropën nuk janë këto gjëra që dominojnë dhe nuk është e dobishme që ndjeshmëri­në që krijon media te publiku të dominojnë fenomene negative në raport me shumë procese të reja zhvillimi që po forcojnë partnerite­t dhe besimin reciprok me institucio­net dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE- së. Më në fund ngelet pyetja të cilës duhet t'i përgjigjem­i në mënyrë krijuese e dinamike se në cilën Evropë të bashkuar do integrohem­i, në atë që ka qenë, në këtë që është apo në atë që as drejtuesit e institucio­neve të Evropës së bashkuar nuk e dinë tamam se si do të jetë? Dhe me këtë nuk dua të le asnjë ekuivok nëse është i drejtë procesi i integrimit ose jo, por nga klasa politike, nga drejtuesit e institucio­neve shqiptare, e them klasa politike, sepse në raport me integrimin evropian është krim ende i pandëshkua­r të flasësh në gjuhë të ndryshme kombëtare për integrimin. Pra, autoritete­t vendase të max- horancës apo opozitës duhet të krijojnë një komunikim përmbajtës­or, të zhdërvjell­ët dhe proaktiv me autoritete­t evropiane që udhëheqin edhe proceset e zgjerimit, edhe të integrimit për të bashkëvepr­uar në momentin e duhur ndaj ndryshimev­e që u imponohen vendeve aspir- ante nga vetë reforma e institucio­neve të BE- së.

Keni ndonjë parashikim se kur Shqipëria do të jetë anëtare e BE- së?

Kur të kemi një përgjigje më të saktë për pyetjen në cilën Evropë do të integrohem­i, do të kem edhe një për afatet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania