Gazeta Shqiptare

Sherr tek ' Integrimi', Pollo: Rrugaç! Bushati: Kërko ndjesë, ‘ Salikuq’

PD- LSI: Masë disiplinor­e për Bushatin. PS, Ruçit: Të rishikohet rregullorj­a Kreu i komisionit: Mbylle gojën! Ministri: Ndotës

- Valentina Madani

Mbledhja e djeshme e Komisionit par lamentar për Integrimin degradoi deri në fyerje personale mes ministrit Ditmir Bushati dhe kreut të komisionit, Genc Pollo. Një seancë dëgjimore me ministrin përfundoi me sherr mes tij dhe Pollos. Kreu i komisionit i quajti komentet e Bushatit si prej një rrugaçi, ndërkohë që ministri u largua nga mbledhja me kërkesën që t'i kërkojë ndjesë për fjalorin. Para se të largohej nga mbledhja, Bushati tha se nuk lejon as Pollon dhe as Saliun ta fyejnë. Pas këtij momenti, deputetët e PDsë dhe LSI- së në Komisionin e Integrimit kërkuan masë disiplinor­e ndaj ministrit të Jashtëm, Bushati. Përmes një reagimi pas debatit mes Bushatit dhe Pollos, që shkoi deri në fyerje personale, anëtarët e opozitës në Komisionin e Integrimit Europian shprehen se janë "të skandalizu­ar nga sjellja dhe gjuha rrugaçëror­e e z. Ditmir Bushati". Sipas tyre, pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokua­r, Bushati në mungesë të argumentev­e dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalis­ht kryetarin e komisionit, Genc Pollo dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës. "Ne, anëtarët e komisionit, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucio­nale të Bushatit. Ky akt është i papranuesh­ëm dhe i dënueshëm. Ne refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi edhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në komisionin tonë", thuhet në deklaratën e firmosur nga deputetët e PD- së e LSI- së. Por anëtarët e majtë në komision shkruajnë se kryetari Pollo cenoi dinjitetin e ministrit, duke përdorur fjalë tërësisht joetike si halabak e rrugaç.

 ??  ?? Faksimile të letrave të PS- së dhe PD- së
Faksimile të letrave të PS- së dhe PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania