Gazeta Shqiptare

PD, Halimi: Grup pune për deputetë me rekorde kriminale

-

Këshilli

i Rregullore­s diskutoi dje mes debatesh të shumta mes mazhorancë­s dhe opozitës dhe me dyer të mbyllura kodin e etikës. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, akuzoi: "Ka deputetë, të cilët kanë lidhje me krimin dhe me njerëz të botës së krimit. Ka deputetë, të cilët kanë përfituar fonde publike në emër të tyre apo familjarëv­e të tyre, përfshirë edhe një situatë të rëndë që ka të bëjë me drejtimin arbitrar dhe arrogant të Parlamenti­t nga kryetari i Parlamenti­t". Halimi bëri me dije se shume shpjet do të dilet me një dokument për mënyrën e pastrimit të Kuvendit nga deputetë me rekorde kriminale. Ai njoftoi ngritjen e një grupi pune me deputetë të grupeve parlamenta­re, që të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me një hartimin e një kuadri ligjor. "U ra dakord që një grup pune me deputetë të grupeve parlamenta­re të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me hartimin e një kuadri ligjor, i cili duhet të pastrojë Parlamenti­n nga rekordet kriminale", u shpreh ai. Kjo u konfirmua edhe nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi. "Ftohen të gjitha grupet parlamenta­re në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë deputetët të shprehin opinione dhe sugjerime për ta përmirësua­r këtë draft brenda dy javëve. E dyta, u ngrit një grup pune i përbërë nga tre deputetë për të mbledhur sugjerimet dhe për t'i parashtrua­r në projektin e kodit të sjelljes", u shpreh zj. Hysi. Kodi i etikës, që pritet të diskutohet në Kuvend parashikon mënyrën se si deputetët duhet të sillen, ndërsa i pengona ta të përfitojnë dhurata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania