Gazeta Shqiptare

Çmimi i energjisë, OSHEE: Nuk do kërkojmë rritje

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë shpall konkursin për 11 vende vakante Aplikimet, deri më datë 6 nëntor

-

Operatori i Shpërn darjes së Energjisë Elektrike nuk do të kërkojë rritje të tarifës për vitin 2018. Në një dalje për mediat administra­tori i OSHEE, Adrian Çela iu përgjigj interesit të medias lidhur me aplikimin e kompanisë së shpërndarj­es për një rishikim të mundshëm. "Ne jemi duke bërë llogaritje­t tona, dhe jemi të predispozu­ar që të mos kemi një rritje të tarifës. Kemi nisur procedurën standarde që kërkohet në bazë të rregullave për të bërë aplikimin, por aktualisht jemi në fillim të llogaritje­ve. Rritje nuk do kemi, nëse do të kemi ulje, do ta bëjmë me dije",- tha administra­tori Çela. ERE nga ana tjetër është në pritje të aplikimeve të operatorëv­e të tregut dhe paralelish­t me këtë ka bërë të qartë edhe metodologj­inë që do të ndiqet për të vlerësuar këto tarifa. Me ndryshimin e modelit të tregut edhe aplikimet si dhe caktimi i tarifave pritet të jetë më kompleks për vitin në vijim. Pritshmëri­a që kompanitë të kërkojnë një rishikim për të përmirësua­r financat e tyre vjen në kushtet kur Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare pati një rënie të dukshme të prodhimit këtë vit e për rrjedhojë edhe një rënie drastike të të ardhurave. OSHEE, nga ana tjetër, ka shpenzuar rreth 100 milionë euro për importe dhe ka nevojë për të vijuar investimet e saj në rrjet në funksion të uljes së humbjeve si dhe përmirësim­it të cilësisë së furnizimit të konsumator­ëve. OST mbetet akoma e mbërthyer me një seri kredish dhe overdrafte­sh të viteve të kaluara që i kanë shërbyer për investime si dhe për linjat 400 kv që janë tashmë të përfunduar­a. Gjithsesi operatorët kanë ende kohë për të paraqitur aplikimet e tyre që në linja të trasha marrin parasysh shpenzimet për operimin dhe planin e investimev­e.

SHKARKIMET

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike ka shpallur të hapur konkursin për 11 vende vakante. Bëhet fjalë për postet e drejtorëve rajonalë për 11 drejtoritë rajonale të kësaj shoqërie. Bashkë me njoftimin, OSHEE ka publikuar edhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët e interesuar. Kandidati duhet të zotërojë një diplomë të nivelit master shkencor, ndërsa degët e preferuara janë ato në shkenca inxhinieri­ke, ekonomike dhe juridike. Në kritere përfshihet edhe pasja e së paku 5 viteve përvojë pune, me një eksperienc­ë të preferuar në drejtim ose menaxhim. Krahas këtyre kushteve, kërkohen edhe njohuria e mirë e gjuhës angleze dhe aftësi të mira kompjuteri­ke. Për të aplikuar, të interesuar­it duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurrojn­ë; jetëshkrim­in; tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar

nga OSHEE; si edhe formularin e vetëdeklar­imit të gjendjes gjyqësore. Aplikimet do të priten deri më datë 6 nëntor pranë OSHEE, datë pas së cilës do të bëhet përzgjedhj­a e kandidatëv­e dhe do të zhvillohet faza e intervistë­s me gojë dhe testimit me shkrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania