Gazeta Shqiptare

Ecuria pritet pozitive, rritja e PBB- së reale ishte 4.1%

Komisioni Europian skanon ekonominë shqiptare

-

Devollit. Eksportet neto kontribuua­n pozitivish­t, sidomos si rrjedhojë e shërbimeve që u zgjeruan me 22.0 %, përfshirë turizmin dhe transporti­n. Eksporti i mall- rave (+ 4.4 %) u zgjerua për të tretin tremujor radhazi, duke konfirmuar rikthimin e trendit rritës, pas tre viteve rënie. Në kahun e prodhimit, aktiviteti i ndërtim- it shënoi rritjen më të lartë me 22.7 % me bazë vjetore, duke reflektuar kulmin e aktiviteti­t të investimev­e në sektorin e energjisë. Aktivitete­t financiare dhe të sigurimeve (+ 10.6 %) dhe përpunimi (+ 6.3 %) kishin, gjithashtu, ecuri të fortë. Të dhënat sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka vazhduar zgjerimin dhe në tremujorin e tretë, besimi i konsumator­ëve është përmirësua­r dhe ai i bizneseve mbetet në nivele të larta. Tregu i punës ka pasur zhvillime të favorshme në tremujorin e dytë. Punësimi është rritur, ndërsa papunësia ra në 14.3% dhe papunësia tek të rinjtë zbriti me 3.4 pikë përqindje në 26.4 %. Pagat u rritën me 11%, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin shtetëror. Rritja e kredisë për ekonominë ishte negative, që nga muaji prill (- 0.2 % me bazë vjetore në gusht), që është gjithsesi rrjedhojë e zhvlerësim­it të monedhave të huaja ndaj lekut. I rregulluar për efektin e kursit të këmbimit, kredia për bizneset dhe konsumator­ët u rrit përkatësis­ht me 2.0 % dhe 7.5 % me bazë vjetore. Rritja e ulët e kredisë reflekton pjesërisht rregullimi­n e kredive me probleme, përfshirë fshirjet nga bilanci, thekson raporti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania