Gazeta Shqiptare

Gjyqi ndaj Shullazit, profesorët Koni e Kule nuk e thonë emrin e kërcënuesi­t

Shullazi, Konit: Pse u kërcënove? Unë i them edhe drejtorit të burgut "jep dorëheqjen" Lindita Nikolla "rrëzon" Tahirin: Ishim me të kur foli Berisha

-

Dy profesorët, Mynyr Koni dhe Dhori Kule dëshmuan dje në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij, të cilët pohuan kërcënimet, por në asnjë rast nuk e përmendën atë me emër. Po ashtu, dje në gjykatën e Krimeve të Rënda dhanë dëshminë e tyre edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, si edhe ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Mynyr Koni dhe Dhori Kule, të cilët sipas prokuroris­ë ranë pre e një kërcënimi nga të pandehurit, nuk mundën të ngrinin gishtin e akuzës ndaj Shullazit. Të dy u justifikua­n se në disfavor të tyre ishte errësira dhe koha e shkurtër. Rektori aktual i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili në prill të 2016 ishte në garë për këtë post, u shpreh se në mënyrë ultimative se persona të panjohur prej tij i kërkuan të tërhiqej nga kandidimi. Dhori Kule tregoi për mënyrën se si persona që ai nuk i njihte i kishin kërkuar që të mos e pengonte dorëheqjen e Mynyr Konit. Në seancë, gjatë deklaratav­e të tyre, ministrja Nikolla dhe ish- drejtori i policisë, Hodaj treguan për mënyrën se si u informuan për kërcënimet e dy profesorëv­e.

MYNYR KONI

Rektori Mynyr Koni tregoi para togave të zeza për kërcënimin që kishte marrë, që e detyroi atë të dorëhiqej nga gara. "Mbrëmjen e 14 prillit 2016, sapo kisha dalë nga zyra, kur një makinë e zezë, tip ' Benz' mendoj, u ndalua te këmbët e mia dhe dikush më kërkoi të hipja në të. Instinktiv­isht u futa në automjet. Një person më kërkoi në mënyrë të prerë të hiqja dorë nga gara për rektor. I pyeta përse duhet ta bëja, por personi ma përsëriti kërkesën. U trondita dhe pasi njoftova stafin për ndërprerje­n e fushatës zgjedhore, fika telefonin dhe erdha në shtëpi. Kam komunikuar vetëm me Dhori Kulen. Ai erdhi në shtëpinë time dhe i rrëfeva kërcënimin, por s'kam folur me të për asnjë emër konkret. Më vonë, në shtëpinë time erdhi drejtori i policisë së Tiranës dhe më shoqëroi në një takim me ministrin e Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahirin. E pranishme ishte dhe ministrja e Arsimit. Ministri i Brendshëm, Tahiri, më garantoi mbrojtje dhe unë u riktheva në garë", dek- laroi ai. Ndërkaq, në një moment, Emiljano Shullazi ndërhyri duke pyetur profesor Kulen se përse ndihej i kërcënuar, ndërsa pohoi se, "unë i them edhe drejtorit të burgut 3 herë në ditë jep dorëheqjen, sepse nuk më pëlqen. Kjo do të thotë se po e kërcënoj?!".

DHORI KULE

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule deklaroi dje për momentin e kërcënimit të tij dhe përse fillimisht iu duk si lojë. "Ndodhesha me dy miq, kur tri makina erdhën me shpejtësi. Dolën disa djem dhe më kërkuan të afrohesha te makina e dytë. Aty një person uli xhamin dhe më tha: ' Mos pengo dorëheqjen e Mynyr Konit'. Fillimisht mendova se ishte shaka. I thashë atij personi pse, sepse ai është burrë i mirë, ndërsa po ai person më përsëriti po të njëjtën gjë. Koha ishte aq e shpejtë, saqë unë nuk arrita t'i identifiko­j personat dhe as targat e makinave". Më tej, i pandehuri Emiliano Shullazi e pyeti drejtpërdr­ejtë profesorin nëse ai ngjante me personin që e kërcënoi, por Koni iu përgjigj: "Aq shpesh të kam parë në televizion sa vështirë të them se më ngjan me atë person".

LINDITA NIKOLLA

Dëshmitarj­a e radhës ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila përmes rrëfimit përgënjesh­troi dëshminë e ishkolegut të saj, Saimir Tahiri. "Për kërcënimin më informoi Dhori Kule. Mora masat, pasi integritet­i dhe jeta e profe- sorëve ishte në rrezik. Telefonova drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe gjatë bisedës, Kule u shpreh se dyshonte se ishin njerëzit e Shullazit. Gjatë takimit të mëpasshëm me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, u njoftuam se doli në konferencë Berisha, duke denoncuar ngjarjen në fjalë". Me këtë deklaratë që Nikolla bëri dje para togave të zeza rrëzoi alibinë e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahjiri, i cili një seancë me herët këmbënguli se lajmin e kërcënimit e mësoi nga denoncimi publik i bërë nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Ndërkaq, edhe gjykata insistoi në këtë pikë, kur e pyeti profesor Dhori Kulen nëse kishte pasur ndonjë komunikim me Sali Berishën për çështjen në fjalë, pasi nga gjykimi rezulton se vetëm ishkryemin­istri ka guxuar të përmendë direkt Shullazin si të përfshirë në ngjarje. Por, dekani refuzoi ta kishte bërë një gjë të tillë.

ERVIN HODAJ

Në vazhdim të këtij procesi gjyqësor, dëshmitari i radhës që u përball me të pandehurin Emiljano Shullazi dhe miqtë e tij ishte ish- drejtori i policisë së kryeqyteti­t, Ervin Hodaj. Gjatë seancës, në një moment mes Shullazit dhe Hodajt pati edhe një përplasje. Emiljano Shullazi kërkoi të dijë nga Hodaj se mbi çfarë provash u shoqërua në polici dhe kush ia kishte dhënë emrin e tij, por nuk mori përgjigje nga zyrtari i policisë.

 ??  ?? Emiliano Shullazi
Emiliano Shullazi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania