Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, mbi 400 profesione që ju kualifikoj­në

Ambasada: Regjistrim­et para 18 tetorit, të pavlefshme, duhet t'i bëni sërish 22 nëntori, afati i fundit për të aplikuar

-

Sot, rifillojnë aplikimet për Lotarinë Ameri kane për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në tokën e premtuar. Kandidatët do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin deri në datën 22 nëntor të këtij viti. Në njoftimin e publikuar dy ditë më parë, Ambasada Amerikane bëri me dije se të gjitha aplikimet para 18 tetorit janë të pavlefshme dhe duhet të ribëhen sërish. Edhe nëse përdorin të njëjtën foto të aplikimit të mëparshëm për DV- 2019, kandidatët nuk penalizohe­n nga ky fakt. Individët, të cilët bëjnë më shumë se një regjistrim gjatë periudhës së re të regjistrim­it do të skualifiko­hen. Ndërkaq, ambasada ka theksuar edhe një herë dy nga kriteret bazë për t'u shpallur fitues, arsimin ose përvojën e punës. Për të përmbushur kriterin e arsimit, aplikanti duhet të dëshmojë se ka një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalent­in e tij të përputhshë­m me atë të SHBAsë, i përkufizua­r si përfundim i 12 viteve edukim i plotë . Ndërsa për kriterin e punës duhet të ketë 2 vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperienc­ë për ta ushtruar. "Vetëm disa profesione specifike kualifikoh­en për programin e Vizave të Shumëllojs­hmërisë. Për t'u kualifikua­r për një vizë të lotarisë mbi bazën e ekspe- riencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikua­r në Përgatitje­n Profesiona­le Specifike ( SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesione­t kualifikue­se të DV- së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamen­tit të Punës O* Net Online Da- tabase",- theksohet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. Sipas të dhënave në këtë faqe, në zonat 4 dhe 5 janë publikuar më shumë se 400 përvoja pune me të cilat aplikanti mund të kualifikoh­et për programin e Lotarisë Amerikane DV- 2019. Sot, në "Gazeta Shqiptare" mund të kontrollon­i disa prej profesione­ve që mund t'ju shpallin fitues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania