Gazeta Shqiptare

Emil Lafe: Vepra e fundit për Simon Kazanxhiun e alfabetin e Todrit

-

kërkuar edhe, sepse nuk e bëjmë dot aq mirë sa bëhej dikur. Duhej të ishin rreth 50 burra. Ai me sa duket e ka menduar se kjo ishte shumë e rëndë dhe shumë e trishtë", - tha Bari.

Robert Elsie u nda nga jeta në moshën 67- vjeçare në datën 2 tetor për shkak të një sëmundjeje të rëndë, të cilën ai e zbuloi vetëm pak muaj më parë, por që ishte vdekjeprur­ëse duke bërë që ai të shuhej vetëm në pak kohë nga diagnostif­ikimi i saj. Miku i shqiptarëv­e, që ka punuar fort për nxjerrjen e fakteve të reja për historinë dhe gjuhën shqipe do të prehet me kostum popullor të zonës së Thethit pranë kishëzës së vogël.

FLETORJA E KAZANXHIUT

Gjuhëtari i njohur Emil Lafe, i cili ka pasur njohje e kontakte me Elsienë që në komunizëm përmes letërkëmbi­meve, bëri me dije se ai do merret me botimin e veprës së fundit të albanologu­t që do të dalë në dritë në dhjetor.

Lafe bëri me dije se së fundmi bashkë me Elsienë kishin në dorë dorëshkrim­in e Simon Kazanxhiut, dorëshkrim i vitit 1820.

E njohur si Fletorja e Simonit ( Kazanxhiut) është një fletore shënimesh e shkruar me alfabetin e Dhaskal Todrit. Robert Elsie e ka tranksript­uar, bazuar në transliter­imin e Qemal Haxhihasan­it të vitit 1948- 1949. Fletorja përmban shënime të ndryshme për lindje e vdekje në lagjen kala, shënime mbi ushqime e mbi kura për sëmundje si edhe fjalorth italisht- shqip, e polonisht- shqip.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se në Theth do të organizohe­t një ceremoni e veçantë para varrimit, ditën e mërkurë, 18 tetor 2017, në orën 14.00, në nder të përkushtim­it dhe dedikimit që ai pati ndaj vendit tonë, traditave dhe gjuhës sonë amtare duke lartësuar vlerat, kulturën dhe identiteti­n tonë kombëtar.

PUNA QË LA

I qetë, i qeshur, i urtë, i pazë, modest e timid, pa rrahur gjoksin, larg skenave e projektorë­ve, fjalëpakë e punëshumë, qëmtoi për vite të gjata dëshmi të kulturës shqipe, në biblioteka e arkiva, anekënd botës. Me durimin e kërkimit të një gjilpëre në kashtën e madhe, mblodhi dëshmi të shqipes së shkruar e të folur, të historisë e fotografis­ë, të letërsisë e rrëfimeve, duke hedhur dritë mbi historinë e vendit tonë, që u bë i tij, falë një ngulmimi të pashtershë­m për të nxjerrë në dritë gjithë çfarë shekujt kishin mbuluar e fshehur. U bë zëdhënës i kësaj kulture që strukej në një gjuhë të bukur, por të vështirë e të panjohur- i dha zë duke e përkthyer në anglisht e gjermanish­t që të kishte qasjen e gjithë botës Vendosi të ikë në heshtje, pa marrë keqardhjen e askujt. Vuajti pak muaj, derisa në fillim të muajit Robert Elsie bëri gjëmën e madhe, duke u ndarë nga jeta papritur, kaq shpejt, krejt pabesisht e para kohe e duke lënë bosh një vend të rëndësishë­m e tërë- sisht të pazëvendës­ueshëm. Bëri i vetëm e pa buxhete më shumë se ç'kanë bërë disa titullarë me fonde të majme. Ai burrë që ikën, ai burrë që na ktheu shpinën, për gjithë ç'ka bërë na ka prerë krahët, duke na lënë pothuaj "jetimë". Pati qarë kur në Hagë përkthente në gjyq krimet e serbëve në Kosovë, mandej me të folmen me dialekt Kosove, udhëtoi, incizoi e pra dokumentoi e dha dëshmi të pakontestu­eshme për Kosovën, Shqipërinë, copëzat e Shqipërisë të mbetura jashtë kufijve, për arbëreshë e arvanitë, për çamë e arbneshë të Zarës.

 ??  ??
 ??  ?? Robert Elsie
Robert Elsie
 ??  ?? Në rreth: Miku i Elsie, Artur Metani dhe partneri i tij Stephan Trierweile­r
Në rreth: Miku i Elsie, Artur Metani dhe partneri i tij Stephan Trierweile­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania