Gazeta Shqiptare

Partneri dhe Metani: Pse zgjodhëm Alpet për amanetin e tij

Ceremoni lamtumire me lahutë te kisha e Thethit

- Fatmira Nikolli

Robert Elsie mbërriti dje për herë të fundit në Shqipëri. Është tashmë një ardhje pa kthim dhe udhëtimi i tij i mbramë. Trupi i pajetë i albanologu­t në zë, mbërriti në aeroport rreth orës 11: 00 pas një sërë letërkëmbi­mesh mes partnerit të Elsiesë Stephan Trierweile­r dhe mikut të tij prej 25 vitesh, Artur Metanit, me ambasadën shqiptare në Berlin e Ministrinë e Jashtme. Ka qenë "dragomani" i tij, Metani, ai që e ka shoqëruar në çdo udhëtim anë e kënd Shqipërisë e tokave të saj mbetura jashtë shtetit zyrtar, ai që e ka përcjellë nga Berlini në Tiranë dhe më pas e ka pritur në Tiranë për ta drejtuar makinën si gjithnjë drejt rrugëve të Elsiesë, por tashmë për të fundit herë. Në makinën që mbante arkëmortin, ku shtrohej trupi i pajetë i veshur me kostum shqiptar, Metani e drejtoi në ' guidën' e fundit, nga Rinasi për në Bibliotekë­n Kombëtare ku u mbajtën homazhet dhe prej aty për në Shkodër e mandej në Theth, ku ai do të prehet, pranë kishëzës së fshatit, këtë të mërkurë.

HOMAZHET

Presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ish- kryeminist­ri Sali Berisha, ishministr­i Aldo Bumçi, kreu i opozitës Lulzim Basha, akademikë shqiptarë si Shaban Sinani e Vasil Tole, akademikë nga Kosova si Rexhep Ismajli, profesorë të Fakultetit të Tiranës, studiues, miq, dashamirës, admirues, janë falur me albanologu­n teksa kanë ardhur ta nderojnë në homazhet e mbajtura pranë Bibliotekë­s Kombëtare. Një kurorë lulesh u soll edhe nga kryeminist­ria në emër të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Pas homazheve, partneri i Elsiesë, Stefan Trierweile­r ka saktësuar se dëshira e albanologu­t ka qenë të prehej në Shqipëri, ndërsa vetë ai, zgjodhi Thethin. Stephan Trierweile­r tha se të mos ishte për Metanin, që është angazhuar për mbajtjen e ceremonial­it në Shqipëri do të ishte e pamundur. "Thethi nuk ka qenë zgjedhje e vetë Elsiesë, por ai në të gjallë ma la mua në dorë vendin e prehjes. Zgjodha Thethin, si një vend shumë i dashur për të si studiues",- tha partneri i jetës së Elsiesë.

Nga ana tjetër, gjuhëtari kosovar Rexhep Ismajli i njohu meritat si një ndër albanologë­t e huaj që e bëri të njohur kulturën shqiptare në rrafshin europian të studimeve, duke qëmtuar e përkthyer në an- glisht e gjermanish­t materiale për letërsinë, fotografin­ë, etnografin­ë dhe historinë shqiptare. "Albanolog i shkathët e i mirëformua­r. Ka qenë zë e dritare për kulturën shqiptare kur zëri jonë nuk ishte i pranishëm, e kam pasur mik familjeje. Ai u dashurua me Shqipërinë sa u bë një ndër miqtë më të mëdhenj. E rëndësishm­e ishte përhapja e kulturës shqiptare dhe informacio­nin. Ka qenë i pranishëm në qarqe europiane me shërbimin e ndërmjetës­imin e tij. Ka pasur shumë dyer të hapura e na ka ndihmuar. Dy fjalorët që ka bërë për Shqipërinë e Kosovën, Historinë e letërsisë e ka bërë me një vizion tjetër. Ka pasur rol të madh në përkthim sidomos ato në anglisht apo edhe atë të Lahutës", tha Ismajli.

Përfaqësue­si i komuniteti­t të Thethit, Zef Bari, tha para mediave se ceremonia mortore në Theth do të ketë mes të tjerash edhe këngë me lahutë që sipas tij, vetë Elsie e ka dashur. "Ka kërkuar që të ketë një ceremoni me këngë me lahutë. Ne e kemi pasur traditë t'i varrosim me kostume kombëtare, e përveç kësaj ka kërkuar që të përcillet me një këngë me lahutë. Gjama nuk bëhet, sepse nuk e ka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania