Gazeta Shqiptare

Të paktën të mos e fyejmë diasporën!

-

... ku brenda territorit të vet administra­tiv jetojnë ( afërsisht) vetëm 40% e popullsisë që i takojnë kombësisë përkatëse ( shqiptare).

Veç popullsisë shqiptare, që jeton në trojet e veta etnike në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës, shqiptarët kanë një diasporë të madhe të përhapur në vende të ndryshme evropiane, USA, Kanada, Australi, por dhe vende të tjera. Një diasporë e krijuar nga gjenerata të ndryshme emigrantës­h përfshirë ata politikë dhe ekonomikë. Janë disa miliona këta që kanë ndërtuar jetën atje në breza, por duke ruajtur identiteti­n e tyre kombëtar dhe duke krijuar njëkohësis­ht një thesar të kapitalit njerëzor dhe atij ekonomik e financiar. Kapacitete­t e saj, por dhe energjitë janë të shumta dhe për fat të keq të injoruara dhe të pa shfrytëzua­ra. Retorika vijon dhe nuk po ia lë vendin përgjegjsh­mërisë dhe angazhimev­e konkrete. Shqipëria prej kohësh e ka pasur të nevojshme një institucio­n në nivel ministrie për diasporën. Mund të mungojë vullneti për ta krijuar dhe kjo është keq, por të pretendosh se po merresh me diasporën duke emëruar një ministër pa portofol është të tallesh me atë dhe kjo është shumë keq! Samiti i ashtuquajt­ur i diasporës në nëntor 2016 u shndërrua në një show partizan pa kurrfarë produkti. Kush mund të thotë sot, pas një viti, në prag të samitit të dytë se çfarë ka prodhuar apo ndodhur në një vit prej atij samiti. Pa dyshim është e nevojshme që të ketë edhe Kuvend të diasporës, ku minimalja të prodhohet senati i saj dhe platforma e angazhimev­e konkrete. Pas atij samiti, buxheti i ri i vitit që u miratua vetëm një muaj më pas nuk parashikoi asnjë qindarkë për çështjet e diasporës. Në SHBA diaspora shqiptare ka njohur një rritje të jashtëzako­nshme numerike, por dhe cilësore si potencial. Kam pasur rastin të shoh nga afër dinamikën e “Vatrës”, një organizatë patriotike prej gjeneratas­h të shumta, e cila ende ruan këtë ndërthurje brezash, APEN, modeli i përbashkim­it të identiteti­t kombëtar me hapësirën e mundësive që të jep ëndrra amerikane, Albanian Excellence, një bashkim i jashtëzako­nshëm vlerash të grave dhe vajzave të talentuara shqiptare. Pa numëruar këtu një mori organizata­sh aktive në New York, Michigan ( si shtet), Çikago, Florida ( si shtet), Boston, etj. Askush prej pjesëtarëv­e të tyre nuk është ftuar të jetësojë eksperienc­ën dhe dijet në administra­tën publike shqiptare. Forumi Ekonomik Mbarëkombë­tar i mbajtur në NY në shtator 2016 mblodhi me qindra biznesmenë të suksesshëm shqiptarë nga diaspora. Askush prej tyre nuk ka gjetur derën hapur për incentiva investuese në Shqipëri. Shoqata e mjekëve shqiptaro- amerikan, një bashkim i mjekëve të shkëlqyer në USA ju vu në dispozicio­n zyrtarisht qeverisë shqiptare për të shërbyer me turne mujore në spitalet e Shqipërisë si në menaxhim të tyre ashtu dhe ushtrim profesioni, pa asnjë pagesë. U injoruan totalisht! Artikulimi i vlerave të diasporës dhe i investimit të shtetit shqiptar vetëm te mundësimi i votimit për emigrantët është shumë larg sen- sit të përgjegjës­isë dhe dëshirës për angazhim. Votimi nga emigrantët është një çështje e rëndësishm­e dhe duhet zgjidhur sa më parë. Por që të bëhet i realizuesh­ëm, duhet të shohim së pari, largimin e grupeve kriminale nga blerja e votave dhe përfundimi­n e infrastruk­turës së votimit elektronik. Por dimensioni i diasporës është shumë më i madh. Janë me miliona që nuk e kanë nënshtetës­inë shqiptare e ata nuk janë aset votuesish. A më thotë dot kush nga qeveria shqiptare se ku është çelur një qendër kulturore shqiptare? Në New York nga autoritet vendore me mbështetje­n e Asambleist­it Mark Gjonaj u mundësua dhënia e një objekti për Qendrën Kulturore Shqiptare. Por duhej një investim fillestar më pas për të. Asnjë qindarkë deri më sot nuk është vendosur nga qeveria. Janë me mijëra mësues vullnetar që u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës në Amerikë, Itali, Greqi, Zvicër e deri në Kanada e Australinë e largët. Më thotë dot kush nga qeveria shqiptare, a ka një fond shtetëror për financimin e tyre dhe bazës shkollore? Jo, sigurisht asgjë. Mund të mungoj dëshira dhe angazhimi për t’i shërbyer diasporës, mund të mos jesh i aftë dhe i zoti t’i kthesh potenciale­t e saj në asete edhe për vendin e origjinës, por është krejt e papranuesh­me të fyhet ajo duke e përdorur si subjekt i shout politik. Në këtë showbiz mund të marrë pjesë çdokush që dëshiron, por unë nuk shoh asnjë arsye që opozita shqiptare të bëhet skenografi­a e tij. Përtej gjithë kësaj përpjekje pa produkt, diaspora mbetet resurs i jashtëzako­nshëm. Ajo pret……

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania