Daja: Dua një dhuratë të bukur për ditëlindje
Njëshi i stolit bardhekuq nuk i druhet Partizanit të Beogradit: Jemi rritur nga dy ndeshjet e para Pragmatizëm dhe cinizëm, trajneri ka gati taktikën
gur aksionet në drejtim të veprimeve individuale pasi kundërshtari zotëron kontingjent me cilësi shumë të mira. Nuk jemi më pak edhe ne, sepse kemi cilësi brenda ekipit, lojtarët tanë kanë eksperiencën e duhur për të përballuar një kundërshtar të fortë si Partizani i Beogradit".
Për sa i takon taktikës së skuadrës së tij, Daja kërkon një ekip që të shfrytëzojë në maksimum rastet që do t'i paraqiten. "Duhet të jemi pragmatistë, por nëse duhet të shkojmë drejt fitores, pavarësisht koeficientit të vështirësisë, pasi përballë kemi një ekip me traditë, duhet që pjesën më të madhe të lojës ta komandojmë ne që të mos i lëmë shumë topin kundërshtarit pasi ka elemente, të cilët nga hiçi mund të ndërtojnë aksion me individualitete që mund të hapin probleme".
Ilir Daja pret shumë suport nga tifozët, ndërsa shpreson që të marrë një dhuratë të bukur për ditëlindje. "Ne kemi të gjithë kohën që përgatitemi për të shmangur tensionin. Eshtë prezent tensioni i jashtëm te ekipi ynë, por duhet të fokusohemi vetëm te fusha e lojës. Veprimet tekniko- taktike, në mënyrë që edhe atë suport nga publiku që nuk do të na mungojë, ne t'ia shpërblejmë në fushën e lojës. Duhet të përqendrohemi që të mbetemi të gjithë të kënaqur. Mbetet për t'u parë çfarë bëjnë futbollistët për të bërë ditëlindjen më të gëzuar".
Për ndryshimin në krahasim me dy takimet e mëparshme: "Janë dy ndeshje ndryshe nga njëra - tjetra. Me Dinamon ka qenë një humbje e vëmendjes që solli shpërqendrimin dhe humbjen. Në ndeshjen me Jang Bojs ishim shumë minuta në sulm, ndryshuam shpejt me dëmtimin e Gavazajt dhe na mungoi pastaj freskia. Kjo solli uljen e kondicionit të përgjithshëm. Mendoj se, nëse do të kishim lojtarët e dëmtuar, mund të kishim shkuar edhe drejt fitores me Jang Bojs. Secili ekip ka karakteristikat e veta. Jang Bojs është ekip më i fortë në një aspekt, Partizani i Beogradit në një tjetër. Të dy janë ekipe të forta, rivalë duke parë klasifikimin pas dy ndeshjeve ku Dinamo e Kievit ka një hap më përpara dhe pikavarazhi bën të mundur të jemi rivalë dhe pretendojmë për një vend të dytë".