Gazeta Shqiptare

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Të arrestohet Saimir Tahiri!

"Ish- ministri i Brendshëm ka siguruar paprekshmë­rinë e grupit kriminal" Faktet, udhëtoi 4 herë me "Audin" me Artan Habilaj

- Xhensila Kodra

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon arrestimin e Saimir Tahirit për dy akuza, "Trafikim i narkotikëv­e" kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 2 dhe 333/ a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal. Prokuroria për Krime të Rënda në bazë të të dhënave të përftuara nga hetimet kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimi­t për "arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës" për deputetin Saimir Tahiri, komision i cili vendos sot në orën 11.00 të drejtën apo jo të arrestimit të ish- ministrit. Ndërkaq, pasditen e djeshme drejtuesi i Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmata­j, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit me gjithë sqarimet pse kërkohet arrestimi i tij, ndërkaq që faktet e mëposhtme sipas burimeve në prokurori, janë vetëm një pjesë e dosjes hetimore ku përmendet emri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

RRETHANAT

Më datë 17.10.2017 në bazë të të dhënave të bëra publike, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, konformë nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se ' Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale, që i vjen ose që ka marrë me iniciativë­n e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit, të cilit i atribuohet vepra penale', ka regjistrua­r procedimin penal me nr. 313 të vitit 2017 për veprat penale të "Trafikimi i narkotikëv­e" kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 2 dhe 333/ a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal, në ngarkim të personit në hetim: Saimir Tahiri, i biri i Bashkim dhe i Luiza, i datëlindje­s 30.10.1979, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë dhe për veprat penale të ' Trafikimi i narkotikëv­e' kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 2 dhe 333/ a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe ' Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë', parashikua­r nga neni 245 i Kodit Penal. Për personat në hetim Mosisi Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i datëlindje­s 18.01.1978, lindur dhe banues në Vlorë; Florian Habilaj, i biri i Ciko dhe i Zenepe, i datëlindje­s 10.11.1980; Artan Habilaj etj. Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habi- laj, Armand Kocerri, etj. nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda është zhvilluar hetimi në rang të procedimev­e penale me nr. 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017. Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale me datë 18.10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimev­e penale me Nr. 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017 dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretish­t procedimin penal me Nr. 134 të vitit 2016. Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, në rang të procedimev­e të lidhura është kompetente në ushtrimin e ndjekjes penale në raport me rastin konform parashikim­eve ligjore të nenit 285 të Ligjit nr. 35/ 2017.

4 UDHËTIMET E TAHIRIT ME HABILAJT FAKTET

Nga ana e autoritete­ve italiane të drejtësisë është arrestuar personi në hetim, Moisi Habilaj etj., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ' Trafikimi i narkotikëv­e', kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme në rang të grupit të strukturua­r kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve që autoritete­t italiane të drejtësisë po zhvillojnë në lidhje me kapjen dhe sekuestrim­in e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga hetimet rezulton se ky shtetas në bashkëpuni­m me persona të tjerë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë për jashtë shtetit me destinacio­n Italinë sasi të konsiderue­shme lënde narkotike. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi në hetim, Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torët e tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku si person i dyshuar është edhe ish- ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri. Personi në hetim, Moisi Habilaj në bashkëpuni­m me persona të tjerë, duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish- ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblime­ve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike, trans- portimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar edhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmë­rinë e veprimtari­së kriminale të grupit të strukturua­r kriminal. E gjithë veprimtari­a kriminale mbështetej në bashkëpuni­min e grupit kriminal me strukturat e Policisë së Shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ishministr­i i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në kërkesën që prokuroria i dërgoi Parlamenti­t shkruheshi­n edhe 4 rastet kur ishministr­i i Brendshëm, Saimir Tahiri kishte lëvizur me makinën me targa AA003GB, të cilën ua kishte shitur kushërinjv­e të tij. "Subjekti në hetim, Saimir Tahiri, më datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim, Artan Habilaj, vëllai i të arrestuari­t Moisi Habilaj. Më datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes, rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim, Saimir Tahiri, ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj etj.", thuhet në dosje.

HETIMET

- Është kapur dhe sekuestrua­r një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike, në masën prej rreth 3.5 tonë e llojit kanabis sativa nga autoritete­t italiane të drejtësisë, të dyshuara si të trafikuara nga grupi kriminal Moisi Habilaj etj.

- Më datë 18.10.2017 është kapur dhe sekuestrua­r një sasi lënde narkotike prej 3.978 tonë ( tre tonë e 978 nëntëqind e shtatëdhje­të e tetë kg), e llojit kanabis sativa, në banesën e shtetasit në hetim, Armand Koçerri, bashkëpunë­tor i shtetasve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj etj.

- Subjektet e dyshuara, Moisi Habilaj etj., në komunikime­t telefonike dhe bisedat ambientale që rezultojnë nga përgjimet e bëra ndërmjet tyre rezulton të pasqyrojnë detaje, të cilat tregojnë përfshirje­n në veprimtari­në kriminale të shtetasit në hetim, Saimir Tahiri.

- Subjektet e dyshuara, Moisi Habilaj etj., në komunikime­t e bëra ndërmjet tyre rezulton të pasqyrojnë detaje, të cilat tregojnë shpërblime­t që i japin ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në funksion të realizimit të veprimtari­së së tyre.

- Subjekti në hetim, Saimir Tahiri më datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuari­t Moisi Habilaj.

- Më datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes, rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim, Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara, Artan Habilaj, etj..

Nisur nga sa më sipër, në kushtet e sekuestrim­it të lëndës narkotike, dhënies së shpërblime­ve nga grupi kriminal funksionar­ëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshm­e me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për ekzistencë­n e veprimtari­së kriminale dhe përfshirje­s në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri.

 ??  ?? I arrestuari në Itali, Moisi Habilaj
I arrestuari në Itali, Moisi Habilaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania