Gazeta Shqiptare

Akuzat e prokuroris­ë, ish- ministri Saimir Tahiri rrezikon 20 vjet burg

Moisiu: Bleva dy byzylykë 8 mijë euro për gruan dhe nënën e tij Përgjimet e grupit: Saimirit duhet t'i çoj 30 mijë euro

-

Nëse ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri rezulton fajtor për akuzën "Trafikim i narkotikëv­e" kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 2 dhe 333/ a, rrezikon 10 deri 20 vjet burg. Për akuzën e dytë, "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal, nga 5 deri në 12 vjet. Saimir Tahiri bëhet zyrtari i parë i këtij niveli në Shqipëri, që akuzohet drejtpërsë­drejti për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale. Sipas prokuroris­ë, hetimi ndaj tij ka nisur me iniciativë të vetë më 17 tetor 2017, një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali pas hetimeve katërvjeça­re të drejtësisë italiane.

PËRGJIMET E ITALIANËVE

Më datë 16 dhjetor të vitit 2013, në bisedën mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, sipas vlerësimit të prokurorëv­e dhe gjykatësve italianë, përmendin ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Në bisedën mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të cilët flasin për një person me pushtet me emrin Saimir Tahiri ( deputet i Sh- Trafikimi i narkotikëv­e ( Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshti­m me ligjin i substancav­e narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhj­etë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpuni­m ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtari­e dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhj­etë vjet.

qipërisë) njeri i politikës, Moisiu thotë: "Çfarë ka më shumë se ne ai? Sabudini: Ai ka vetëm emrin, famën dhe pozitën, por nuk besoj që ka më shumë para se ata. Moisiu: Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabaudini: Të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Moisiu: Atij nuk i mjaftojnë as 20

milionë në një fushatë elektorale". Ndërsa, në një tjetër bisedë të po mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt të bërë më 3 mars 2014 përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen, duke aluduar për kushëririn e tij, Saimir Bashkim Tahirit, ministër i Brendshëm në Shqipëri, sh- kruhet ndër të tjera në dosje. "Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatiki­sht të caktuara. 30 mijë ' xhaxhait', 30 mijë duhet t'ia çoj Saimirit, bëjnë 60.15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi", thuhet në dosje. Ndërkaq, në një përgjim të kryer në dhjetor të 2013, Moisiu i thotë Sabaudinit se ka blerë dy byzylykë për gruan dhe nënën e Saimirit dhe se kishte paguar 8 mijë euro, pasi kishin edhe nga një diamant. Më tej, Moisiu tregon se për këto kishte edhe nga një certifikat­ë, që në rast të humbjes apo vjedhjes së tyre, mund të bëhej denoncim dhe u rimbursohe­j. Po ashtu, në dosje thuhet se Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj më datë 24 shkurt 2014 kanë shkuar në Sicili me makinën tip "Audi A8" me targë AA003GB në emër të Saimir Tahirit, për të takuar një person të quajtur Melo, kamionist, i cili do t'u dorëzonte paratë që këta duhet të transporto­nin për llogari të tyre në Shqipëri. Po kjo makinë shfaqet në datën 4 mars 2014, ku Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj kanë udhëtuar nga Bari drejt portit të Durrësit.

 ??  ?? Besim Hajdarmata­j
Besim Hajdarmata­j
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania