Gazeta Shqiptare

Tahiri: Shkoj në qelinë më të largët, do vërtetoj pafajësinë

Ish- ministri sqaron akuzat ndaj tij: Nuk kam udhëtuar kurrë me Habilajt për në Itali "Ilir Metën e kam armik. Nuk dua mbrojtje nga Edi Rama"

-

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje se do të shkojë në qelinë më të largët të burgut për të vërtetuar pafajësinë e tij. Gjatë intervistë­s në emisionin "Opinion", Tahiri tha se nuk ka kërkuar mbrojtjen e Edi Ramës, ndërsa deklaroi se Ilir Metën e ka armik. A do shohim ndonjë gjë konkrete? Nuk është një moment i zakonshëm për mua dhe as për familjen time, siç nuk është një moment i zakonshëm për të gjithë njerëzit që më kanë njohur, apo ata që kanë besuar tek mua në një moment të caktuar dhe që më kanë zgjedhur, përfshirë këtu edhe me një ndjesë timen për shqetësimi­n e kolegëve në PS, kolegëve që janë në qeveri, kryeminist­rit, të cilëve u kam krijuar pa dashjen time këtë shqetësim. Më së pari është familja ime dhe im bir. A ju kanë kontaktuar kolegët tuaj? Ka gjithmonë një moment për të kuptuar se as armiq të vërtetë bën dhe se sa miq të rremë bën. Ashtu siç ka miq pa fund dhe kolegë që më kanë marrë në telefon dhe më kanë mbështetur. Ky është një nga momentet që nuk mjaftohem, nuk i vë faj kujtdo që nuk më ka marrë në telefon. Apo ka pasur frikë, mendon që jam në përgjim. Nuk i vë faj askujt. Edhe për mua kërkesa e prokuroris­ë sot ishte surprizë.

Po për kryeminist­rin, kishte ai dijeni se do kërkonin arrestin?

Nuk e di, ndoshta nuk më takon ta di. Nuk është ndër gjërat e zakonshme për një ministër të Brendshëm të bëjë burg me ata që i ka arrestuar.

Ndiheni i tradhtuar nga partia juaj? A ndiheni i braktisur ose kurban?

Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush, as nga familja ime, as nga kolegët e aq më pak nga kryeminist­ri, që për arsye që ne i kuptojmë ka një barrë. Unë do shqetësohe­sha nëse më tradhton e vërteta. Unë do shqetësohe­sha të filloja të mendoja nëse më tradhton e vërteta. Nëse gjatë detyrës sime do kisha bërë një vepër penale. Jeni takuar dje me kryeminist­rin? Po, jam takuar. Çfarë ju ka kërkuar? Nuk më ka kërkuar asgjë për të cilën ia vlen ta shënoja. Kam pasur një bisedë normale për një situatë anormale. Unë nuk tradhtohem.

E keni kërcënuar kryeminist­rin se do ta tërhiqni me vete...

Nuk e kam kërcënuar, unë nuk kërcënoj njeri. Nuk e kam as për moral. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për askënd.

A duhet të ndihet i kërcënuar kryeminist­ri? S'ka asnjë arsye. Keni të vërteta të fshehura? Unë kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe mund të bëja ndere për këdo. Unë mund të kisha sot shok Ilir Metën dhe sot nuk e kam të tillë, e kam zgjedhur ta kem përballë dhe jo në krah. Po kështu edhe opozitën. Sot ka politikanë që kanë një aleancë më të madhe se sa kufijtë politikë, nën korridoret e politikës. Ndoshta unë ju dukem i vetëm. Unë nuk jam vetëm.

A ishin Habilajt që kujdeseshi­n për skafin tuaj personal?

Janë kushërinj të shtatë, ose të tetë. Unë nuk kam ngrënë kurrë drekë me ta. Unë nuk kam pasur marrëdhëni­e të afërta me ta, nuk do ta përjashtoj që në festa familjare, kemi qenë në një mjedis. Nuk kam pasur kurrë marrëdhëni­e të ngushtë. E vetmja marrëdhëni­e e imja, për të cilën unë ndihem fajtor dhe për të cilën mbaj një përgjegjës­i morale përballë familjes sime, njerëzve që më kanë zgjedhur është që pak ditë pas marrjes së detyrës sime si ministër, e pashë të arsyeshme të shisja makinën time. Shitja është bërë në një noter të rregullt, pasqyruar në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë. Unë nuk kisha Saimir Tahiri akuzoi se janë 30 deputetë të opozitës që kanë dalë jashtë vendit me persona që kanë pasur rekorde kriminale në të kaluarën. "Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme ka gati 30 deputetë që kanë dalë jashtë vendit me persona që kanë pasur rekorde kriminale në të kaluarën", u shpreh ish- ministri.

më detyrimin që të transferoj­a më pronësinë e makinës. Sot shqiptarët e dinë që kush e shet makinën, nuk ndërron pronësinë.

Kjo nuk ka ndodhur dhe unë e kam vërtetuar vetëm kur ka dalë Zagani ta thotë. Kjo nuk ka ndodhur, se unë kisha një gjyq me Shkëlzen Berishën dhe shtëpia, makina është kjo arsyeja pse Përmbarimi e ka bllokuar pronësinë. Kur Zagani tha se makina është e Saimir Tahirit, unë kam shkuar tek prokurori dhe i thashë më heto.

A keni udhëtuar në Itali me Habilajt? Kurrë! A keni marrë para nga Habilajt? Në përgjimin në datën 10 dhjetor të 2013, dy muaj pasi kisha marrë detyrën, deklarojnë që unë fitoja 5 milionë euro në muaj. Pra, këta njerëz deklarojnë se unë fitoja 5 milionë euro, sepse bëja tregtinë e drogës. Kjo më duket qeshar- ake edhe për logjikën mesatare të çdo shqiptari. Sikur të gjithë Shqipërinë të kisha mbjellë me drogë, ato dy muaj nuk do kisha marrë kurrë kaq para. A keni marrë para prej tyre, dhurata? Jo. Nuk kishit asnjë dijeni për këta njerëz?

Dy trafikantë në nivele ordinere, madje që i thonë njërit- tjetrin për ministrin e Brendshëm, pavarësish­t se isha kushëri i tyre i dhjetë që dy muaj pasi kisha marrë detyrën merrja 5 milionë euro. Kjo është kaq banale dhe aq e pavërtetë, sa s'ka koment për më tutje. Por, përtej kësaj po flasim për disa përgjigje të bëra nga policia italiane, që unë pres të sqarohen në prokurori, ku emri im përmendet disa herë.

Shqipëria në vlerësimin tim nuk ka histori bandash. Janë ca banditë rrugësh, të cilët me vullnet nga policia dhe mbi të gjitha prokuroria dhe nga gjykata më shumë shkojnë në burg fare kollaj. Unë di t'ju them që historia e Elbasanit nuk ka asnjë motiv për shok publik. Unë kam qenë ministër dhe të dyja bandat janë arrestuar. Të dyja bandat që sot bëjnë këto numrat, janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata pas 6 muajsh apo një viti.

A mbani përgjegjës­i për mbjelljen e kanabisit?

Unë padyshim mbaj përgjegjës­i. Nuk kam si t'i shmangem, por di të them që historia e kanabisit nuk është kështu. Për kanabisin, unë nuk pranoj asnjë moral nga politikanë që janë shumë më hajdutë e kriminelë se sa fshatarë në cepat e Shqipërisë, që për shkak të varfërisë kanë mbjellë kanabis.

A ka rol Fatmir Xhafaj në nxjerrjen e materialev­e dhe akuzave ndaj jush?

Edhe unë po ju them që sot nuk është dita të them këtë, do shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut dhe do rri aty derisa të zbardhet e vërteta dhe pasi të zbardhet, do merrem me këdo. Unë kam qenë ministër dhe mua sot më intereson vetëm e vërteta që im bir të rritet dhe të mos kthejë kokën mbrapa.

Kush po tenton t'ju çojë në burg? Si do vërtetoni pafajësinë?

Mua më intereson të dalë e vërteta. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori do vijë dita që unë do merrem me ta. Do sakrifikon­i veten për partinë? Unë do sakrifikoj­a vetëm për qetësinë e familjes sime dhe për të vërtetën. Nuk më intereson kjo loja me koka, do vijë dita ime që të merrem me ta. Si do merreni? Pa diskutim. Pse përmend emrin e Ilir Metën? S'kam asgjë. Kush po ta bën këtë? Po paguaj kostot e besimit tim, nuk dua asnjë mbrojtje nga Edi Rama. E keni gabim.

Çfarë ishte deklarata juaj që parë gjë akoma'?

Kjo sigurisht është një rrugë e gjatë, të cilën unë ia kam detyrim çdokujt që ka besim te mua. Çdo besim që është investuar.

A e keni njohur dhe jeni ulur me Emiljano Shllazin ndonjëherë? Kurrë. Hapni letrat. Në mars kur u larguat, e dini pse ju largoi?

Nëse një ditë do merrja vesh që kryeminist­ri im do kishte një arsye të ardhur nga larg, të ardhur nga ndërkombët­arët. Ka pasur një raport të tillë të denjë për të më kërkuar mua të largohem nga qeveria, do e bëja fajtor atë për mungesën e raportit. Ka përmbushur raportin e vet me mua, por ka shkelur raportin e vet me ligjin dhe ta çonte në prokurori dhe unë të ikja në burg. Unë di që kryeminist­ri e ka dhënë arsyen shteruese dhe unë s'kam asgjë. Mos prisni që unë t'ju them se çfarë kam folur me kryeminist­rin apo ç'flas sot.

Do jeni në Komisionin e Mandateve? Padyshim. Do të votoni edhe vetë për autorizimi­n?

Nuk e di nëse do më lejohej procedural­isht. Pretendoj që prokuroria të sjellë prova që motivojnë kërkesën. Vendimi është i çdo deputeti, i grupeve parlamenta­re. E sigurt është që unë s'kam për t'i kërkuar askujt as të më mbështesë.

A i keni kërkuar mbrojtje kryeminist­rit?

Unë kam biseduar me kryeminist­rin dhe nuk ia kam kërkuar këtë. I kam kërkuar, nuk dua asnjë mbrojtje të pamerituar. Unë nuk dua asnjë lloj imuniteti politik, asnjë lloj mburoje nga cilado marrëdhëni­e e imja me këdo. Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindësh­at, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria.

Nesër edhe i arrestuar, do bëj betejën time të jetës dhe do luftoj sikur i vetmi shqiptar që ta besoj të vërtetën time jam unë dhe përballë do kem këdo, që në këto mënyra, që në llumin e krimit e të politikës do më dalë përballë.

Jeni i zhgënjyer nga miqtë e armiqtë?

Unë nuk jam i tradhtuar nga askush. Unë nuk dua një aleancë burrash kot më kot. Unë nuk e dua këtë. Unë mund të mos kisha asnjë armik sot në politikë.

Nuk kam qenë lloji i politikani­t që i shtrihet barkas një ambasadori apo t'i puthja dorën. Kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran. Në shtëpinë time s'ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S'ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorë­ve që atëherë s'më duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japë një ndihmë konkrete. Megjithatë, e vlerësoj ambasadori­n amerikan për kurajën e pashoq për të denoncuar gjëra.

 ??  ?? Saimir Tahiri dje, duke firmosur marrjen e njoftimit të Kuvendit për kërkesën e prokuroris­ë për arrestimin e tij
Saimir Tahiri dje, duke firmosur marrjen e njoftimit të Kuvendit për kërkesën e prokuroris­ë për arrestimin e tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania