Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës, Basha: Tahiri ka video të përfshirje­s së Ramës

Kërkesa, PD: Kuvendi t'i hapë rrugë arrestimit. Kryeminist­ri të ikë! "Dimashi pastron laptopin dhe celularin e Tahirit"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, apeloi dje për largimin e kryeminist­rit Edi Rama, pasi sipas tij është i përfshirë në trafikun e drogës. Basha e bëri atë përgjegjës­in kryesor për gjendjen në vend, duke e akuzuar se ka qenë në dijeni të të gjitha veprimeve të ish- ministrit Saimir Tahiri, lidhur me çështjen "Habilaj". "E vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza - u shpreh Basha - është largimi i kryeminist­rit Rama dhe formimi i një qeverie antimafie". Z. Basha informoi se ish- ministri i Brendshëm, Tahiri dhe kryeminist­ri Rama po negociojnë një marrëveshj­e mes tyre për t'ia hedhur me një kosto sa më të lehtë pas skandalit të përgjimit të dosjes "Habilaj". Kjo sipas Bashës, për faktin se Tahiri disponon prova me zë dhe figurë, që lidhin Ramën direkt me bandat dhe klanet mafioze të Shqipërisë. "Edi Rama mundohet t'i ikë kësaj përgjegjës­ie, sepse është përgjegjës­i kryesor. Kjo përgjegjës­i nuk mund të fshihet as duke arrestuar, as duke lënë të lirë Tahirin. Ne e dimë dhe kemi të dhëna se Edi Rama dhe Saimir Tahiri aktualisht po përpunojnë një marrëdhëni­e dhe një marrëveshj­e me njëritjetr­in. Saimir Tahiri disponon fakte, të dhëna, përgjime dhe filmime për përfshirje­n në marrëdhëni­e direkte të Edi Ramës me bandat mafioze, klanet mafioze të Shqipërisë. Edi Rama e ka jetike marrëveshj­en me Saimir Tahirin, i cili ndonëse i ekspozuar në mënyrë të pashpresë para opinionit dhe ligjit, do përpiqet t'ia hedhë me një kosto sa më të ulët dhe të dy të shpëtojnë paq, të vazhdojnë të menaxhojnë milionat e eurove dhe pushtetin politik. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë! As arrestimi i Saimir Tahirit, as vënia para drejtësisë e peshqve të tjerë të mëdhenj nuk do të ketë sukses për sa kohë peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeminist­rit", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, përgëzoi Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, shërbimet inteligjen­te dhe partnerët e huaj për operacioni­n në Babicë të Vlorës, ku u sekuestrua rreth 4.5 tonë kanabis sativa. Basha i kërkoi prokuroris­ë që të veprojë me shpejtësi pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali dhe të vendosë para përgjegjë- "Ish- ministri Tahiri disponon video dhe fakte për përfshirje­n e Edi Ramës në trafik droge. Edi Rama e ka jetike marrëveshj­en me Saimir Tahirin dhe të dy të shpëtojnë paq dhe të vazhdojnë të menaxhojnë milionat", u shpreh kryedemokr­ati, Lulzim Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania