Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 4 tonë kanabis në Babicë, policia: I përket grupit kriminal "Habilaj"

Operacioni për emrat e kërkuar nga policia italiane, aksioni shtrihet në disa fshatra Kapet Armando Koçerri, mbante drogën në banesë

-

Rreth 4 tonë drogë u zbuluan dhe sekues truan mbrëmjen e së mërkurës në Babicë të Vlorës, e cila sipas policisë ishte pronë e vëllezërve Habilaj. Hetimi ka nisur disa muaj më parë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Sasia e madhe e drogës u gjet në fshatin e largët Babicë, në vilen dykatëshe të Armando Koçerrit, i cili mësohet se është mik i vëllezërve Habilaj. Operacioni antidrogë u zhvillua mesnatën e së mërkurës, ku policia dhe Delta Forcë ushtruan kontrolle në të paktën dhjetë banesa. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se kontrollet janë ushtruar me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave që përmenden në dosjen e grupit kriminal të Habilaj. Pas sekuestrim­it të kësaj sasie droge, policia vuri në pranga edhe pronarin e vilës, Armando Koçerrin, i cili e mbante sasinë e madhe të lëndës narkotike në katin e parë të banesës, të cilën e kishte përshtatur si magazinë. I arrestuari Koçerri nuk është një emër i panjohur në qytetin bregdetar. I përmendur edhe në dosjen kriminale të Habilajve, ai ushtronte profesioni­n e infermieri­t në spitalin rajonal të Vlorës. Ndërkaq, ditën e djeshme, policia tha se të shoqëruar janë edhe dy persona të tjerë, për të cilët kanë nisur hetimet nëse janë të përfshirë me këtë veprimtari kriminale të trafikut të drogës. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, policia nisi sërish operacioni­n për bllokimin e lëndëve narkotike në fshatrat Velçë dhe Drashovicë, si dhe kontrollet për arrestimin e emrave të përfshirë në dosjen "Habilaj", të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim, mes të cilëve janë edhe vëllezërit e Moisi Habilajt. Burime pranë policisë bënë me dije se nga këto kontrolle u vu në pranga Nazer Seiti, i kërkuar nga Italia.

OPERACIONI

Mbrëmjen e së mërkurës, ende pa përfunduar operacioni në Babicë, ish- kryeminist­ri Sali Berisha postoi në faqen e tij në "Facebook" një video të dërguar një qytetari digital. Sipas tij, kjo video ishte xhiruar në Babicë në banesën e Armando Koçerrit, ku siç shkruante, ishin kapur 10 tonë drogë, sipas tij të klanit ' Rama- Tahiri'.

Ndërkaq, mesditën e djeshme, zv. drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi dha detaje në lidhje me mega- operacioni­n "Banda e Babicës". "Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si ' Habilaj', pas informacio­neve që kishin siguruar për aktiviteti­n në fushën e trafikimit të narkotikëv­e. Ditën e djeshme ( pardje) në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpuni­m mes Prokuror-

isë së Krimeve të Rënda, Departamen­tit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një prokurori të Krimeve të Rënda dhe drejtorit të Departamen­tit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale ' Delta' dhe forca nga policia lokale", sqaroi ai. Nga

kontrollet e ushtruara, në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderue­shme me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila pas peshimit rezultoi të kishte një peshë prej 3.978 kg kanabis. Në përfundim të veprimeve, policia arrestoi si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në

Babicë. Po ashtu, policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues, gomone, në pronësi të Ferdinand Habilajt, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj; një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku. "Ndërkohë, po vijojnë veprimet për sekuestrim­in e pa-

surive me burim të dyshimtë për personat e implikuar. Hetimet po vijojnë intensivis­ht në bashkëpuni­m me organin e akuzës dhe partnerët në nivelin e një operacioni ndërkombët­ar për dokumentim­in dhe konfiskimi­n e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve të përcaktuar­a qartësisht në ligj", theksoi Jaupi.

 ??  ?? Policia gjatë operacioni­t
Policia gjatë operacioni­t
 ??  ?? I arrestuari, Armando Koçerri
I arrestuari, Armando Koçerri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania