Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Kush është përzier me çorbën e krimit e s'ka kurajë të përballet me të, s'ka vend në polici

"Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë"

-

Kryeminist­ri

Edi Rama reagoi pas akuzave të kryedemokr­atit Lulzim Basha për situatën me kanabisin në vend. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kreu i qeverisë thotë se policia është e vendosur për luftën ndaj kanabisit dhe krimit të organizuar. Rama u ndal edhe te shkarkimet në radhët e policisë së Elbasanit, për ngjarjen e ndodhur një muaj më parë, duke u shprehur se kushdo që nuk kryen detyrën do të penalizohe­t. "TA HARROJNË SE DO TË NA NDALIN!

Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan. Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s'ka kurajë të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s'ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit. E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacioni­n e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kaza- nit politik e mediatik të 48 orëve të fundit. Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi. Ta har- rojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t'i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t'i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsion­it në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s'ka guxuar as ta mendojë, në çereksheku­lli rrumpallë e bashkëjete­së harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi. Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë", - shkruan Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania