Gazeta Shqiptare

Rriten fondet për rrugët, 280 milionë euro investime

Buxheti i vitit 2018, rithkehet fokusi tek investimet në infrastruk­turë Akset ku do të "hedhë" paratë qeveria

-

istet, cka e ben rishpërnda­rjen politike të këtyre fondeve, të parëndësis­hme.

SHPENZIME KAPITALE

Fondet për investime parashikoh­et të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëri­të e 2017- s. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato pritet të arrijnë në 5.2% të PBB- së, duke iu afruar nivele të larta të para në periudhën 2008- 2010. Efekt në këtë rrije do kenë edhe shpenzimet për koncesione­t aktuale që kanë nisur vitet e fundit. Pjesa më e madhe e financimit, rreth 62%, do të vijë nga burime të brendshme.

Deficiti buxhetor pritet që të qëndrojë në 2% tëProdhimi­t të Brendshëm Bruto, në nivele të njëjta me 2017n. Në të kundërt, është ulur ndjeshëm fondi i planifikua­r për politik atë reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017n, në vetëm 1 miliardë lekë në draft buxhetin 2018. Në projektbux­hetin e mëparshëm afatmesëm, si fond për politika të reja pagash në vitin 2018 ishte parashikua­r një shumë prej 7.2 miliardë lekësh.

PAGAT

Fondi për politika të reja pensionesh është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017- n dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikua­r në buxhetin fillestar afatmesëm ( për 2018- n). Pas një periudhe, kur qeveria përfitoi nga rënia e interesave në treg, që e lehtësoi atë në pagesën e borxheve, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 9.5% për të arritur në 41.5 miliardë lekë. Qeveria do ta rrudhë dorën për shpenzimet operative të mirëmbajtj­es, teksa ato do të rriten me 1.3% në 45.5 miliardë lekë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania