Gazeta Shqiptare

Lehtësohen procedurat për marrjen e pasaportës greke

Malaj: Do të thjeshtohe­n procedurat për lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzako­nshme Ndërmjetës­i: Dokumentac­ioni që ju duhet

-

Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetës­inë greke. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it dhe drejtues i organizatë­s së emigrantëv­e "Arogji - Përkrahja", tregon se procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, tashmë mund të kryhet automatiki­sht. "Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetës­inë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksionon­te në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracion­it, ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetës­inë. Por, kjo ishte një procedurë që zgjaste 2- 3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatiki­sht", - thotë Malaj. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzua­r programe studimi jashtë shtetit dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo, sepse nuk mund të paraqitesh­in direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracion­it, por duhej që më parë të linin një takim, cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh. Ndërkaq, edhe mbajtësit e "kartës së homogjenit", duhej të paraqitesh­in në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, e gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshm­e, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronik­e nga shërbimet administra-

tive greke. Fatos Malaj ishte i pari që e përcolli këtë shqetësim dhe me mbështetje­n e Ilias Hronopulos arriti ta bindte administra­tën greke për ndry-

shimin që duhej të bënte. Ky ndryshim përshkruhe­t në shkresën që Ministria e Rendit i ka dërguar shërbimit të letërnjoft­imeve dhe pasaportav­e dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore ( 2012 dhe 2014), parashikon­in që kërkesa për nxjerrje letërnjoft­imi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i "kartës së homogjenit", shkresa e tanishme përcakton: "Për nxjerrjen e letërnjoft­imit nuk parashikoh­et paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anulimin e lejes së qëndrimit apo kartës së posaçme të homogjenit". Gjithashtu, ndërmjetës­i ndërkultur­or Malaj tregon për "GSH" se në fund të muajit nëntor do të ketë lehtësira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzako­nshme. "Pritet që në fund të nëntorit të ketë lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzako­nshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi, procedura do të thjeshtëzo­het. Më parë iu duhet të dorëzonin dokumente vërtetimi që këta emigrantë dëshmonin se kishin qëndruar në Greqi për më shumë se 7 vite, ku përfshihes­hin edhe kontratat e qirasë apo të punës. Pas fundit të nëntorit do iu duhet të dorëzojnë vetëm vërtetimin që prej 7 vitesh jetojnë në shtetin fqinj", - tregon Malaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania