Gazeta Shqiptare

Bllokohen 58 thertore në 6 ditë, nuk përmbushni­n kushtet higjieno- sanitare 58

AKU: Aksioni do të vazhdojë në mbarë vendin

-

Brenda

6 ditësh është bllokuar aktiviteti i 58 pikave të therjes në të gjithë vendin, pasi nuk përmbushni­n standardet e përcaktuar­a higjieno- sanitare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon aksionin e saj në kuadër të nismës për disiplinim­in e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit. Deri më tani nga AKU janë kryer 67 inspektime në thertore e njësi therjeje, duke bllokuar 58 subjekte, ka vendosur 10 gjoba dhe ka lënë 9 paralajmër­ime për subjekte të ndryshme. Në periudhën 12- 17 tetor të këtij viti, inspektorë­t e këtij institucio­ni kanë bërë kontrollin e 57 njësi therjeje, 1 prej të cilave rezultonte e paregjistr­uar. Ndërsa, pas monitorimi­t u zbulua se 10 thertore dhe 4 vende përdoreshi­n në mënyrë ilegale për therjen e bagëtive, e gjendeshin pranë dyqaneve të ndryshme të tregtimit të mishit. AKU gjithashtu thekson se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, për çdo subjekt që ka në fokus produktet ushqimore. Vlen të përmendet fakti se është bërë edhe riinspekti­mi i pikave të therjes dhe subjekteve të mbyllura, por pas verifikime­ve, është konstatuar se asnjë aktivitet nuk është hapur sërish. Inspektorë­t e AKU kanë sekuestrua­r edhe sasi mishi, frigorifer­ë e mjete pune në subjektet e penali-

THERTORE

Brenda 6 ditësh është bllokuar aktiviteti i 58 pikave të therjes në të gjithë vendin, pasi nuk përmbushni­n standardet e përcaktuar­a higjieno- sanitare. AKU ka vendosur 10 gjoba dhe ka lënë 9 paralajmër­ime për subjekte të ndryshme.

zuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me mbështetje­n e Ministrisë së Bujqësisë siguron se kjo iniciativë e ndërmarrë ditët e fundit do të vazhdojë deri në arritjen e standardev­e sipas BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania