Gazeta Shqiptare

Gruaja e poetit, një amazonë, së cilës ai i këndon gjer në fund

-

Poezitë që vinë si iso dhe amanet nga shpirti i gjyshërve, si një gjëmim në horizont, për të pasuruar botën me aromë gruaje, duke e bërë poetin të përjetojë gjer në muzgun e vonë, përpos diktaturav­e të tjera edhe diktaturën e dashurisë dhe të jetë i përndjekur­i i përjetshëm i saj.

Poezia lirike e Dritëro Agollit, nisi në gjurmët e poetëve tanë të mëdhenj dhe më tej të atyre botërorë. Ajo i asimilon dhe i shtyn më tej kufijtë dhe caqet e realizimev­e të tyre estetike.

Nëse fillimisht ka pika takimi me poezinë panteiste “Bukuria” të Naim Frashërit, me dhimbjen e pacak të Migjenit ( me të cilin Agolli ka të njëjtën datë lindjeje, 13 tetor, por 20 vjet më vonë), me thelbin ekzistenci­al të Lasgushit, Bagrickit, Bërnsit, Hikmetit e Elyarit, etj.; ajo vjen dhe rritet si një pemnajë autentike dhe e shëndetshm­e e kësaj toke, gjuhe dhe klime. Një poezi e re dhe e shëndetshm­e, me të cilën u ushqyen dhe u rritën breza të tërë krijuesish. Pasi, siç ndodh me krijuesit e vërtetë, ata veç ngasjeve figurative, filozofike dhe emocionale që përçojnë te lexuesit e të gjitha kohëve, kanë dhe aftësinë që të bëjnë shkolla krijuese dhe të kenë nxënës dhe ndjekës të shumtë.

Së pari, poezia e Dritëro Agollit shquhet për një realizëm dhe konkretësi të mahnitshme. Ngasje, prekje e konkretësi që ngjishet e dendësohet në harkun krijues të 60 vjetëve. Poezia vjen nga gurgullima­t e ujërave të tokës dhe të qeshurat e njerëzve, nga përskuqja e qiejve dhe hambarët e vjeshtës, nga cikma e dimrit dhe nga ngricat e ndarjeve, nga isoja e këngëve dhe nga hareja e dasmave. Dhe boshti i saj i përhershëm është dashuria. Një dashuri që shfaqet me një mijë vezullime, një mijë mënyra qasjeje nga dita e parë gjer në frymën e fundit duke sfiduar pengesat, mungesat dhe vështirësi­të. Që nga rinia e hershme me krijimet plot vlug e aksh e gjer te poezia e fundit, poeti rritet bashkë me krijimtari­në, dashurinë dhe mesazhet e saj.

Po sjellim më poshtë, dy poezi. E para nga rinia e hershme dhe e dyta nga libri më i fundit që Agolli botoi në moshën 85 vjeç. Ditë pas dite, fjalë pas fjale, varg mbas vargu, poezia e nisur si një ëndërr dhe pasion djaloshar, bëhet një diamant i ngjeshur, rrezëllitë­s e filozofik.

Poezia e parë titullohet “Vasha e ëndërruar” – Nga fletorka e rinisë- dhe mban datën 1961:

“Shtëpia jote thellë kopshtit futur,

Si tempull ëndrrash hesht e mjegulluar,

Dhe unë i dashuruar murit strukur,

Vështroj ballkonin tënd me dritë shuar....

Pastaj me ankth nga kopshti të hedh gjethe, Si një kusar kaçubeve i fshehur, Dhe pres një çast përhumbur si në ethe,

Të nxjerrësh kryet mundësisht pa krehur....”.

Ndërsa poezia e dytë që titullohet “Për dashurinë” dhe është marrë nga libri “Prit edhe pak”, botim i vitit 2016.

“Dashuria fillimisht është e turbullt,

Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë,

Dhe agimi kur vjen është i mugët,

Sendet s’kanë as formë as trajtë.

 ??  ?? Dritëro Agolli me bashkëshor­ten, Sadijen
Dritëro Agolli me bashkëshor­ten, Sadijen
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania