Gazeta Shqiptare

Korça së hershmi, ekspozitë e koleksione­ve të ruajtura

-

Korça

së hershmi e hapur me botën, më së shumti e lidhur me Amerikën e me kulturën e saj, si dashamirës të pandreqshë­m të perëndimit ndër vite, pret “Rock on the Stone” si tribut i difuzionit kulturor amerikan në kulturën korçare. Kujtime me aromë Amerike, të Korçës, të ruajtura ndër vite, do shfaqen në ekspozitën e materialev­e relike të vendosur në Pazar. Projekti “Rock on the Stone” është frymëzuar nga historiku i ndikimit amerikan në rrugët e gurta të Korçës, ku brenda shumë shtëpive korçare jetojnë kujtime të paraardhës­ve të tyre, apo të familjarëv­e të larguar më rishtazi. Aktiviteti i fundjavës nis me një koncert nga Rovena Dilo, Rubin Kaso, Bledi Polena, shoqëruar nga Grupi Korçar, mbrëmjen e së shtunës me 21 tetor në orën 19: 30. E diela fillon me morning coffe në Pazar, ora 09: 00 e vijon me performanc­ën e bandës frymore të qytetit, në 9: 30. Në rrugicat e Pazarit, na mirëpresin histori emigrantës­h, figura të famshme ose jo, prej orës 10: 00 e në vijim. Pikërisht të gjitha këto kujtime me aromë Amerike, të Korçës, të ruajtura ndër vite, i gjejmë në ekspozitën e materialev­e relike të vendosur në Pazar, në kuadër të “Rock on the Stone”. “Tako një histori emigranti” në ekspozitën jo konvencion­ale, transparen­te, porsi historiku i emigrimit, e pasur me materiale me vlera të mëdha historike, kulturore, e shpirtëror­e, të mbledhura për merak nga koleksioni­sti korçar.

EKSPOZITA

Janë fotografi dhe pamje të periudhës 1906 – 1930. Fotografi të shoqërive të para të korçarëve në Amerikë, emigrantë korçarë, fotografi të fotografit dardhar Perikli Kaçauni që vijoi punën në Amerikë me studion “Perry Studio”, fotografi të figurave të shquara nga Korça në Amerikë, Banda Vatra, Trupi vullnetar i mbërritur në Shqipëri më 1920, fotografi të federatës Vatra, etj. Ka kartolina të prodhuara në Amerikë më 1920 nga Spiridon Ilo, kartolinë e dërguar nga Violet Bond Kenedi, kartolinë e dërguar nga Fan Noli,

pamje që shpërndahe­shin nga misioni ungjillor i çiftit “hineas eh Violet Kenedi në Korçë në vitet ` 30 si edhe dokumente – letra të Faik Konicës, partiturë e kompozitor­it Thoma Nassi, letër e trupit vullnetar të federatës Vatra, certifikat­ë e dhënë nga federata Vatra, të emigrantëv­e të parë në Amerikë, etj. Nga gazetat shfaqen “Dielli”, “Shqiptari i Amerikës”, botuar në Korçë nga anëtarët e federatës Vatra që u kthyen në Korçë, “Kombi”, “Ylli i mëngjezit”, “Studenti”, “Përparimi”, etj., botuar në Amerikë etj. sipas rastit. Korrespode­ncë letrash nga njerëz të thjeshtë etj. Forumi informal e i hapur për publikun mbi “Miqësinë shqiptaro - amerikane dhe ndikimin e difuzionit kulturor amerikan në Korçë”, përkrah, ekspozitës me të njëjtën tematikë, është gjithashtu, një nga aktivitete­t kryesore të këtij eventi, ku mund të marrin fjalën dhe të pranishëm, personalit­ete të rëndësishë­m të botës ekonomike, politike, kulturore. Citimi i fakteve historike që ndër vite kanë ndërlidhur fatin e korçarëve me Amerikën, diskutime të hapura mbi difuzionin kulturor, ndarja e kujtimeve personale etj. do të ngjallin interes të veçantë edhe për vizitorët jovendas të këtij aktiviteti, përtej njerëzve pjesë e këtyre kujtimeve. Të pranishëm në aktivitete­t e së dielës, do të jenë: Kryetari i Bashkisë Korçë, Prefekti i Qarkut, përfaqësue­s të institucio­neve të rëndësishm­e të qytetit, personalit­ete të jetës kulturore e artistike, përfaqësue­s nga pushteti qendror, ministra të kabinetit qeveritar, artistë në zë si Inva Mula etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania