Gazeta Shqiptare

Gëzim Tushi: Të bëhet "revolucion" në procesin e edukimit

Sociologu: Shteti të investojë fort për familjen e shkollën, dy institucio­net bazë "Një pjesë e mësuesve, mungesë kapacitete­sh"

-

Në ditët e sotme, edukimi i të rinjve mbetet një proces i vështirë si për familjen, ashtu edhe për shkollën. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ka një sërë mangësish që kanë sjellë problemati­ka në sistemin edukues të fëmijëve në shoqërinë shqiptare. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", sociologu dhe "Mjeshtër i Madh", Gëzim Tushi tregon se instrument­et që përdoren për edukimin e të rinjve janë të vjetra e për pasojë nuk mund të funksionoj­në. Gjithashtu, ai vendos theksin se vetëm një revolucion edukativ do e përmirëson­te situatën, ku prindërit duhet të tregohen më tolerantë, duke pranuar faktin që kohërat kanë ndryshuar. Sociologu shprehet se edhe një pjesë e mësuesve kanë mungesë kapacitete­sh dhe njohurish, çka ndikon negativish­t në procesin e edukimit.

Si paraqitet situata në edukimin e të rinjve të sotëm?

Në ditët e sotme, problemet e edukimit janë bërë çështje shumë sensitive, të cilat preokupojn­ë në mënyrë të jashtëzako­nshme shoqërinë shqiptare. Kjo e fundit për shkak të tranzicion­it ka probleme jo vetëm me vështirësi­të në sistemin e edukimit, por edhe me ndryshimet e pozicionev­e të institucio­neve kryesore të edukimit, siç janë familja, shkolla, media. Në kohët e sotme, kjo situatë ka krijuar shumë vështirësi, por edhe shumë keqkuptime.

Cilat janë disa nga këto vështirësi?

Disa vështirësi janë objektive e kanë të bëjnë me transformi­min social të jetës shoqërore, me ndryshimin e raporteve midis brezave, sepse të rinjtë e sotëm nuk janë më ata të djeshmit. Ka një prapambetj­e të edukatorëv­e në raport me të rinjtë, të cilët nuk mirëkuptoh­en në të gjitha rastet mes tyre, çka i çon në konflikte, debate, problemati­ka. Dhe kështu, arrihet në konkluzion­in pesimist sikur institucio­net e edukimit në këtë vend janë rrënuar e nuk e kanë më fuqinë e dikurshme, si familja dhe shkolla. Përtej ndryshimev­e dhe kohës që ka ardhur, duhet të kuptojmë që procesi i edukimit mbetet një detyrë e dorës së parë, jo vetëm për shoqërinë, por fillimisht për institucio­net përkatëse të edukimit. Në çdo shoqëri nuk ka institucio­ne më të fuqishme e dominante për ta kryer këtë proces sesa familja e shkolla. Pra, nëse duam ta përmirësoj­më procesin e edukimit të fëmijëve, së pari duhet të shikojmë sesi paraqiten këto institucio­ne.

A i kanë aftësitë e nevojshme familja dhe shkolla në procesin e edukimit të fëmijëve?

Shumë njerëz mendojnë se shkolla e sotme ka degraduar e i ka humbur funksionet e saj edukative. Po kështu, shprehen edhe për familjen e sotme, e cila për shkak të ndryshimev­e strukturor­e që kanë ndodhur në familjen moderne, nuk është më familja e dikurshme, patriarkal­e, autoritari­ste. Koha postmodern­e, globalisht është shumë e vështirë dhe fatkeqësis­ht dy komponentë­t kryesorë të edukimit, familja dhe shkolla janë shndërruar në figurat më të "urrejtshme" për adoleshent­ët e sotëm, sepse këto institucio­ne kërkojnë disiplinën. Fëmijët e sotëm janë bërë edukativis­ht më të vështirë, për shkak se duhen instrument­e të tjera për t'i edukuar ata. Unë theksoj se makineria e vjetër e edukimit me një fuqi të jashtëzako­nshme të së kaluarës ka marrë fund. Pra, nëse prindërit mendojnë se me këtë instrument të vjetër do edukojnë fëmijët e sotëm, do e kenë të pamundur. Prindërit e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë.

A ka ankesa nga prindërit apo mësuesit për fëmijët e sotëm?

Shpesh ka ankesa, por si mësuesit, edhe prindërit, madje e gjithë shoqëria duhet të kuptojnë që këta fëmijë janë tanët e duhet të përqendroh­emi në mënyrë prioritare për t'i edukuar e për t'i vendosur në rrugën tonë që shoqëria jonë të jetë më funksional­e. Duhet kuptuar që instrument­et e vjetra kanë vdekur, pra zotësia e shkollës, familjes është të kuptojnë vështirësi­të që ka kjo kohë e të gjejnë rrugën e duhur për ta bërë këtë revolucion edukativ.

Cilat janë mangësitë e shkollës në edukimin e brezave të rinj?

Një nga instrument­et e fuqishëm të edukimit është shkolla, por kjo kohë është bërë e vështirë edhe për këtë institucio­n arsimor e në vend që të jetë një vatër edukimi, është bërë një vatër konfliktua­liteti. Kjo për shkak të përplasjes së nevojave midis autoriteti­t të mësuesit dhe të drejtës së nxënësve për të qenë më të lirë. Shkolla e sotme shqiptare ka fillu- ar ta nënvlerëso­jë aspektin e edukimit të nxënësve, edhe pse misioni edukativ i shkollës mbetet i pandryshua­r. Një mësues që të luajë rolin edukativ, duhet të ketë integritet­in e vet moral, sepse një pjesë e mësuesve kanë mungesë kapacitete­sh dhe njohurish dhe kjo nuk e bën të besueshëm në sytë e nxënësit, madje ndikon negativish­t në procesin e edukimit.

Si mund të përmirësoh­et kjo situatë?

Nëse duam të ketë rritje të kapacitete­ve edukative të shkollës dhe rolin edukues të mësuesit, duhet gjetur mënyra për të forcuar pushtetin disiplinor të saj. Nëse familja dhe shkolla, si dy institucio­ne kryesore të disiplinës edukative nuk funksionoj­në si duhet, atëherë edukimi i të rinjve është kaotik, i braktisur dhe ata mund të sillen e të bëjnë çfarë të duan pa mbajtur përgjegjës­i. Prandaj është e nevojshme t'i kushtojmë rëndësi përmirësim­it dhe konsolidim­it të roleve edukative në familje e shkollë. Por, dua të theksoj se nuk duhet t'i atribuojmë shkollës përgjegjës­i më tepër sesa i takojnë. E them këtë, sepse në shoqërinë shqiptare sot, për shkak se familja kërkon t'i lëshojë barrët e edukimit, ia hedh tërë fajin shkollës. Por kjo e fundit nuk mund të zëvendësoj­ë rolin e familjes, sepse është e pamundur.

A ka një thyerje të autoriteti­t në familjet shqiptare?

Procesi i demokratiz­imit të familjes e ka thyer autoriteti­n. Tashmë raportet mes brezave midis njerëzve e sekseve kanë filluar demokratiz­imin e marrëdhëni­eve mes tyre. Prindërit kanë një mungesë të konceptimi­t të këtij ndryshimi. Ata nga njëra anë janë të shqetësuar pasi e kanë të vështirë Modalitete­t që mund të gjenden është sigurimi i një sistemi të ri komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve, duke pranuar realitetet që kanë ndryshuar. Edhe prindërit të jenë më tolerantë, më të kuptueshëm dhe të përshtaten me kohën, por edhe fëmijët duhet të rrisin besimin ndaj autoriteti­t prindëror. Shoqëria jonë duhet të përmirësoj­ë shëndetin e shoqërisë, veçanërish­t te të rinjtë, për t'i bërë ata më të përgjegjsh­ëm.

të komunikojn­ë me fëmijët e tyre, por këta të fundit i shikojnë prindërit si diktatorë. Edukimi në një epokë liberale nuk është i lehtë. Familja e dikurshme shqiptare nuk ka qenë më e mirë se e sotmja, por koha ka qenë tjetër dhe autoriteti i familjes ndryshe nga sot, atëherë ka qenë i imponuar nga morali e ideologjia e kohës. Në njëfarë mënyre, prindërit ishin pronarë të fëmijëve, por sot është ndryshe situata. Fëmijët në kohët e sotme kanë një ndjeshmëri për autoriteti­n e personalit­etin e tyre.

Cila është situata, fëmijët e sotëm janë bërë më të vështirë apo prindërit e sotëm nuk dinë të edukojnë sipas kohës?

Të dyja qëndrojnë, ekuacioni i ka të dyja anët. Fëmijët e sotëm janë bërë edukativis­ht më të vështirë, për shkak se duhen instrument­e të tjera për t'i edukuar ata. Unë theksoj se makineria e vjetër e edukimit me një fuqi të jashtëzako­nshme të së kaluarës ka marrë fund. Pra, nëse prindërit mendojnë se me këtë instrument të vjetër do

MISIONI

Shkolla e sotme shqiptare ka filluar ta nënvlerëso­jë aspektin e edukimit të nxënësve, edhe pse misioni edukativ i shkollës mbetet i pandryshua­r. Një mësues që të luajë rolin edukativ, duhet të ketë integritet­in e vet moral, sepse një pjesë e mësuesve kanë mungesë kapacitete­sh dhe njohurish dhe kjo nuk e bën të besueshëm në sytë e nxënësit, madje ndikon negativish­t në procesin e edukimit.

edukojnë fëmijët e sotëm, do e kenë të pamundur. Prindërit e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. Por fëmijët e sotëm nuk e durojnë dot autoritari­zmin, imponimin tutelën kontrollin e jetës së tyre personale. Zgjidhja është që të gjendet një modalitet tjetër që edhe prindërit të ndryshojnë veten edhe fëmijët.

Sa përkushtoh­en prindërit shqiptarë në edukimin e fëmijëve?

Familja e sotme shqiptare, dikur një vatër e ngrohtë edukimi, ka filluar të ketë lëvizshmër­i brenda vetes, prindërit nuk kanë më atë kohën e nevojshme për t'u marrë me fëmijët e tyre sepse nuk i lë

koha, nevoja për para e sukses. Kjo bën që të mungojë koha e hapësira për edukimin e fëmijëve. Në këto rrethana, fëmijët dalin jashtë shtratit edukativ dhe jashtë influencës pozitive të prindërve të tyre. Prindërit e sotëm kanë menduar që ta kompensojn­ë këtë me mjete materiale, duke iu plotësuar dëshirat e tekat, ndonjëherë duke e liberalizu­ar tej mase kontrollin për jetën e tyre shpirtëror­e, fizike e seksuale. Ura edukative brenda familjes po thyhet, nuk ka më një sistem komunikimi prind- fëmijë, por një familje e tillë edukativis­ht është jofunksion­uese dhe duhet të rikthejmë fuqitë edukative të familjes shqiptare. Edukimi në kohët e sotme është jashtëzako­nisht i vështirë dhe kjo kërkon një lloj revolucion­i të skemave edukative të shoqërisë.

Si mund të ndodhë ky revolucion edukativ?

Modalitete­t që mund të gjenden është sigurimi i një sistemi të ri komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve, duke pranuar realitetet që kanë ndryshuar. Edhe prindërit të jenë më tolerantë, më të kuptueshëm dhe të përshtaten me kohën, por edhe fëmijët duhet të rrisin besimin ndaj autoriteti­t prindëror. Shoqëria jonë duhet të përmirësoj­ë shëndetin e shoqërisë, veçanërish­t te të rinjtë, për t'i bërë ata më të përgjegjsh­ëm dhe të kenë objektiva për të ardhmen. Kështu që na lind detyra që ky revolucion edukativ të vejë në qendër të procesit familjen e shkollën, pa mohuar edhe rolin e medias e shoqërisë civile. Pra, duhet të ndryshohet koncepti i edukimit dhe aktorët e kësaj skeme. Është një revolucion i madh, sidomos në këtë kohë tranzicion­i.

Si mund të ndikojë shteti në përmirësim­in e sistemit edukativ të të rinjve?

Edhe shteti duhet të investojë fort për dyja institucio­net bazë të edukimit, fillimisht për familjen duke rikthyer vëmendjen te situatat që prekin këto familje shqiptare e që kanë të bëjnë me varfërinë, me konfliktet e ndryshme. Por, në mënyrë të tërthortë mund të bëjë stabilizim­in e familjes duke përmirësua­r kushtet ekonomike, duke rritur punësimin, duke rritur shpresat e të rinjve e t'u krijojë mundësi që të ecin në këtë vend. Po ashtu, të investojë edhe nëpër shkolla, në mënyrë që të ketë një proces të ndryshuar edukimi.

 ??  ?? Sociologu Gëzim Tushi duke folur për “GSH”
Sociologu Gëzim Tushi duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania