Gazeta Shqiptare

Kosova në zgjedhje, analistët: Ja kush pritet të fitojë

Paralajmër­imi i Haradinajt: Serbia të mos ndërhyjë në zgjedhjet lokale të Kosovës! Konsolidoh­et vota e rreth 10 mijë e 500 emigrantëv­e

- Egla Xhemali

Mbi 1.8 milionë qytetarë të Kos ovës do t'u drejtohen kutive të votimit këtë të diel. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjithçka është gati për zgjedhjet lokale. Në garë për 38 komunat janë 204 kandidatë, ndërsa për këshillat komunalë 6.887. Në Kosovë tashmë është konsolidua­r vota e emigrantëv­e, të cilët kanë nisur votimin. "Janë rreth 10 mijë e 500 votues, të cilët kanë të drejtë të votojnë nga jashtë. Ky proces ka filluar ditën e parë dhe do të përmbyllet më 20 tetor. Deri në këtë ditë duhet të vijnë fletët e votimit në KQZ", ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ- së. Edhe në këto zgjedhje është vërejtur një interes i madh, ku deri më tani janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues, përfshirë ata të partive, selive diplomatik­e në Kosovë, apo edhe organizata­ve ndërkombët­are. Por këto zgjedhje, për analistin Imer Mushkolaj do të ndikohen nga rezultati i 11 qershorit. "Klima e zgjedhjeve pas 11 qershorit do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 23 tetorit, duke pasur parasysh dyfishimin e votës për lëvizjen Vetëvendos­je, e cila mund të quhet votë e ndëshkimit për partitë që kanë qenë në pushtet, edhe pse PDK vijon të jetë në koalicioni­n qeverisës. Por mund të ketë ndryshime edhe në partitë e tjera ndaj partive tradiciona­le, që dinë të mbajnë pushtet pa shtet në komuna të caktuara", thotë "Qeveria e Kosovës dhe unë personalis­ht si Kryeminist­ër i Kosovës dënojmë fuqishëm aktin e ndërhyrjes së institucio­neve të Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë", - ka thënë Haradinaj. Kryeminist­ri është shprehur se akte të tilla bien në kundërshti­m me parimin e një fqinjësie të mirë dhe gjithashtu cenojnë marrëdhëni­et në përmirësim.

Mushkolaj. Për Artan Muhaxhirin, koalicione­t që do të formohen pas raundit të parë do të kenë vetëm një synim. "Në balotazh mendoj se do ketë koalicione të sigurta kundër lëvizjes Vetëvendos­je, pasi PDK- së, AAKsë dhe LDK- së nuk iu leverdis rritja e Vetëvendos­jes, sepse nuk e shohin si aleate potenciale", thotë Muhaxhiri. Ndërsa, Naim Rashiti ndalet tek cilësia e fushatës dhe politizimi i madh i saj. "Qytetarëve nuk u interesojn­ë premtimet e mëdha, partitë janë në kërkim të problemeve të vogla. Por fushata është e profilit të madh. Liderët, subjektet që nga Kuvendi kanë hyrë në zgjedhjet lokale, lënë fare

pak hapësirë për fushatë dinjitoze për çështjet lokale", nënvizon Rashiti. Një reagim sa u përket zgjedhjeve të së dielës ka pasur edhe kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Hajradinaj: "Zyrtarë serbë të mos ndërhyjnë në zgjedhjet vendore të 22 tetorit, pasi kjo do të ndikojë në qetësimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve", - ka shkruar ai në rrjetin social "Facebook". Reagimet e Haradinajt vijnë menjëherë pasi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Listën Sprska. Udhëheqësi i ekzekutivi­t të Kosovës ka thënë se qeveria e tij e dënon ashpër ndërhyr- jen e institucio­neve serbe në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen në Kosovë më 22 tetor. "Qeveria e Kosovës dhe unë personalis­ht si Kryeminist­ër i Kosovës dënojmë fuqishëm aktin e ndërhyrjes së institucio­neve të Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë", ka thënë Haradinaj. Kryeminist­ri është shprehur se akte të tilla bien në kundërshti­m me parimin e një fqinjësie të mirë dhe gjithashtu cenojnë marrëdhëni­et në përmirësim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ka thënë gjithashtu se integrimi i serbëve në politikën e Kosovës është një interes i përbashkët dhe reciprok. Sipas tij, serbët e Kosovës kanë të drejtën e tyre të votojnë dhe zgjedhja e përfaqësue­sve të tyre politikë duhet të bëhet pa ndërhyrje nga jashtë. Votimi i duhur i kandidatëv­e serbë do të respektohe­t nga autoritete­t e Republikës së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania