Gazeta Shqiptare

Arrestohen dy maqedonas të përfshirë në aferën e përgjimeve

Akuzohen për shpërdorim detyre

-

Dy

agjentë të lartë të policisë sekrete maqedonase janë arrestuar në Selanik të Greqisë, në bazë të një fletarrest­i të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur akuzat për përfshirje në aferën e përgjimeve. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Lidhjes Social- Demokrate në pushtet, ndërsa pritet konfirmim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dy të arrestuari­t janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovsi, të cilët u kapën mbrëmë vonë, por nuk janë dhënë detaje tjera. Ata janë të ngarkuar me akuza për shpërdorim të detyrës dhe shkatërrim­in e pajisjeve me të cilat dyshohet se janë bërë përgjimet e paligjshme. Këto akuza janë ngritur nga Prokuroria Speciale në rastin e koduar "Titanik". Gjykata Penale tre muaj më parë u kishte caktuar atyre masën e paraburgim­it, por menjëherë pas këtij vendimi, ata janë arratisur në drejtim të panjohur. "Jemi të informuar nga MPB se dy personat e akuzuar janë të arrestuar në Selanik. Të tjera informata nuk kemi, ndërkaq në pjesën e mëtutjeshm­e të procedurës ne nuk kemi kurrfarë kompetence. Shpresojmë se ekstradimi i procedurës do të mbarojë sa më shpejt dhe se nga paraburgim­i grek do të transferoh­et në Maqedoni dhe se gjykimi do të fillojë shpejtë", thotë Janeva për ' DW', në lidhje me arrestimin e dy ish- shefave në MPB, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Avokati Lupço Shvwrgovsk­i deklaroi se për arrestimin e dy të akuzuarve ka dëgjuar në media. "Dëgjova në media për arrestimin e klientit tim, nëse informatat janë të vërteta dhe se janë në marrëveshj­e për ekstradim me Greqinë, ne në rast të tillë nuk mundemi të japim ndihmë juridike në tjetër shtet", - ka thënë Shvwrgovsk­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania