Gazeta Shqiptare

Krenari dhe lavdi e gjenezës së kombit tonë

19 TETOR, JUBILEU I LAVDISE E KRENARISE DHE SHENJTERIM­IT TE NENE TEREZES Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkuta, punoj dhe u përkas të gjithë njerëzve në botë. Atdheu im është një vend i vogël, Shqipëria.

-

të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeç dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua në 26 shtator të 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Në 12 shtator të 1928 kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: "Shkup 12.09.28 E dashura teze Lis, Me 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S'po mund mos me ju shkrue dy tri rrjeshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t'ju nap gjithçka që ju de- shron zemra. Dua t'ju fal gjanat me te perzemerta, Gonxhe."

PËRVUAJTJE­T - MËSHIRIMI I ZOTIT ...

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimi­sht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza ketë gjë do ta merrte vesh vonë, pasi censura ishte e tillë që nga frika e ndëshkimit të diktaturës së egër që nuk e lejonte besimin. Në vitin 1959 Nënë Tereza e vellai i saj Lazer u takuan në Romë, që të dy tepër të brengosur pasi kishin pa parë nënën e motrën e tyre. Në fillim të viteve 70 kur Nënë Tereza mësoi për gjendjen shëndetëso­re të nënës së saj siç tregon bibliograf­i i saj Don Lush Gjergji drejtoj sytë nga qielli dhe tha: "O Zot unë e kuptoj, por e kam të vështirë të pranoj dhe ta kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyme nuk dëshiron asgjë tjetër veç të shoh dhe një herë". Edhe pse shumë letra iu drejtuan Hoxhës nga personalit­ete të mëdha si ish- gruaja e parë e SHBA, Zhaklin Kenedi, presidenti De Gol etj., përsëri ajo nuk mund të shihte loken e saj dhe një ditë të keqe do t'i drejtohej motrës se saj: "Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm të lutem për ju". Në 4 korrik të vitit 1972 vëllai i saj Lazeri do t'i çonte Nënë Terezës lajmin e kobshëm se nëna e tyre vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte birin në Itali dhe bijën misionare në Indi. Dhe motra e saj Agia do të vdiste një vit pas nënës së saj.

PËR 60 VJET ENDE NUK E KAM VIZITUAR VENDIN TIM...

Në vitin 1989 pasi i kishte dërguar tri letra Komitetit Shqiptar për Marrëdhëni­e me Jashtë iu drejtua Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë të asaj kohe duke i thënë: Për 60 vjet kam vizituar shumë vende jashtë atdheut tim, por vendin tim Shqipërinë ende s'e kam vizituar ende s'e kam parë: U desh të vinte viti 1989 kur Europa po përjetonte dhe po i afrohej Gllasnosti dhe Peristrojk­a dhe valët e fuqishme të demokracis­ë kishin përfshirë edhe Rumaninë të kujtohej qeveria shqiptarë t'i jepte një pasaportë diplomatik­e me

 ??  ?? Kadri Veseli Kryegjyshi Botëror Bujar Nishani Isa Mustafa Raportime, mbresa e mesazhe nga ceremonia e Shenjtërim­it Ipeshkvi i Kosovës
Kadri Veseli Kryegjyshi Botëror Bujar Nishani Isa Mustafa Raportime, mbresa e mesazhe nga ceremonia e Shenjtërim­it Ipeshkvi i Kosovës
 ??  ?? Papa Françesku duke iu drejtuar nënës së të gjithë botës, simbolit të paqes dhe dashurisë
Papa Françesku duke iu drejtuar nënës së të gjithë botës, simbolit të paqes dhe dashurisë
 ??  ?? Mos ua tretni njerëzve edhe atë pak buzëqeshje. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën më të mirë dhe njerëzimin më të mbarë
Mos ua tretni njerëzve edhe atë pak buzëqeshje. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën më të mirë dhe njerëzimin më të mbarë
 ??  ?? Inva Mula Rita Ora Ermonela Jaho Intervista me artistët e mëdhenj të kombit në koncertin madhështor të cereminisë së shenjtërim­it Ram Lahi
Inva Mula Rita Ora Ermonela Jaho Intervista me artistët e mëdhenj të kombit në koncertin madhështor të cereminisë së shenjtërim­it Ram Lahi
 ??  ?? E gjithë bota përjeton shenjtërim­in e Nënë Terezës
E gjithë bota përjeton shenjtërim­in e Nënë Terezës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania