Gazeta Shqiptare

HISTORI DHE GJENEZË E NDRITUR...

-

Në rrugëtimin historik të një kombi, të gjenezës së tij ndodhin mjaft ngjarje që ndriçojnë rrugëtimin e tij. Duke përjetuar tisin e hapësirës së tij mund të shohësh larg dhe thellë që shqiponja jonë Deodonjale ka përshkruar historinë majë malesh e shkrepash, honesh si vigane ka çarë mjegullnaj­at e kohëve, shekujve gjithmonë krenare në këtë tokë epike të vendeve dhe kohëve, ka çarë me guxim dhe kurrë nuk u ndal edhe pse thellësitë e dhe mjegullnaj­ave kërkonin ta zhduknin, por përsëri ajo mbijetoi. Me krahët e saj dhe me vizion shkoi lart e më lart me besimin te Hyu, që kurrë nuk zhgënjen, por ngjall shpresë në flamurin e saj. Kështu e pa historia shqiponjën tonë që kurrë nuk u ndal në fluturimin e saj edhe pse historia e pa të vogël, por kurrë të pamposhtur, të përgjakur, por kurrë të përgjunjur, të varfër, por gjithnjë vizionare të dashurisë. Dhe sot ky udhëtim gjithmonë në raste festash dhe jubilesh të kujton gjenezën tonë, historinë e ndritur inkandeshe­nte që rrezatoi në kohë në të gjithë galilenë e madhe të kombeve dhe këto ditë jubile me tepër zgjon dhe rrezaton këtë ndriçim para gjithë popujve, para gjithë botës. Historia botërore, Krishterim­i, Vatikani, Papati, dëgjoji omelite e bukura të shtatë Papëve e gjenezës tone. Te Papa Shën Eleuteri ( 171: 185 Prej një Nikopolit të Epirit, Prevës që renditet i 14 në listën e Papëve, Shën Urbanit të parë 222- 230 prej Ilirie që renditet i 18 në listën e Papëve Shën Kai Papë 283296 prej Salone Dalmaci Papa Gjoni IV Dalmat 640- 642, Papa Pali i IV Karafa 1555- 1559 që renditet i 45 në listën e Papëve. Gjate kohës dhe nën drejtimin e Tij botohet libri i pare në gjuhën shqipe Meshari i Gjon Buzukut. Papa Sisti i V Pereti 1585- 1590 familja e tij emigroi nga Kotori, që renditet i 229 në listë. Papa Klementi XI Albani 1700- 1721 që renditet i 245. Me urdhër të Tij u mbajt Kuvendi i Arbrit në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi për hapjen e shkollës se parë shqipe. Nga ky vend shqiponjas­h do të lindë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që mbrojti civilizimi­n europian përtej Adriatikut nga sulmet e hordhive Osmane, që Papati e nderoi dhe vlerësoi duke e quajtur atlet i Krishtit.

DO TË LINDTE SHQIPONJA NËNË TEREZË...

Por bota dhe gjeneza jonë do të përjetonte lindjen e një shqiponje që do të pushtonte tashmë me krahët e saj jo vetëm kombin e gjenezën tonë, por gjithë galilenë e madhe. Do të lindte si krenari dhe lavdi e gjenezës sonë. Kjo është Nënë Tereza, që lindi në Shkup të Shqipërisë, të pushtuar prej perandoris­ë osmane. Ajo do të lindej në 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes së saj u pagëzua në kishën e zemrës së Krishtit nga famullitar­i atdhetar dhe patriot Don Zef Ramaj, ditë të cilën ajo llogariste si datëlindje­n e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë në famil- jen e Kol Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut ( mbiemri i vajzërisë Bernaj nga Novo Sella e Gjakoves. Kola dhe Drania kishin pesë fëmijë nga të cilët dy vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse në trup e shëndet dukej e dobët dhe e ligësht. Nënë Tereza ishte pjesëtare e një familjeje me motër Age e vëllain Lazër. Vëllai Lazër studio në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Babai i saj merrej me tregti, por si shqiptar udhëhiqej nga ideja patriotike e kombëtare. Shpesh organizont­e takime dhe mbledhje me patriotet shqiptar për çështjet kombëtare, gjë që nuk ra mirë në sy nga shërbimi sekret serbo- maqedon. Shumë shpejt në vitin 1919 Kolën do ta helmatisni­n duke bërë të mundur ndalimin e veprimtari­së patriotike të tij dhe duke lënë vetëm 8 vjeç Gonxhen. Në 1 janar të 1918 në bazë të traktatit të Versajës Shkupi do t'i merrej Shqipërisë e do i kalonte Maqedonisë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu kreu edhe gjimnazin, por ne gjuhën serbokroat­e. Gonxhja në rininë e saj kishte tre pasione, të bëhej mësuese,

 ??  ?? Nënë Tereza: Unë do të lutem për atdheun tim, Shqipërinë
Nënë Tereza: Unë do të lutem për atdheun tim, Shqipërinë
 ??  ?? Delegacion­i i Shqipërisë, krenar për bijën e kombit tonë
Delegacion­i i Shqipërisë, krenar për bijën e kombit tonë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania