Gazeta Shqiptare

NËNË TEREZA, LEGJENDË

-

“Nga tradita e kësaj kishe dhe e këtij vendi doli modeli madhështor i besimit të sakrificës, dashurisë dhe humanizmit që modetifiko­i fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftëra. Eshtë bija e madhe e kombit të vogël, lumja Nënë Terezë. Ne jemi populli i Nënë Terezës” origjinë shqiptare. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta, ku fillimisht u bë mësuese e shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

"KEMI ZEMËR PËR TË DASHUR DHE PËR TË SHËRBYER….

Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën". Kur ishte 18 vjeç ajo do të shprehej bashkësisë së rregulltar­eve të motrave të Loretës. E ndjeja thellë në zemrën time që Zoti me thërriste për një mission… por nuk e dija e nuk e kuptoja pse dhe si. Duke udhëtuar në 10 shtator për ne Darjeling, një qytet i vendosur nën Himalajë në tren ajo dëgjoi zërin hyjnor. Kjo ishte thirrje që duhet të linte kuvendin e Loretos që të ishte në gjendje që t'i përkushtoh­eshe tërë jetën të varfërve. Zëri tashmë e thërriste qartas … eja, eja me bart në kasollen e të varfërve… eja dhe behu drita ime. Shpirteror­it Celesti Van Exemit nder të tjera do t'i shkruante "Kam ardhur në Indi vetëm me shprese që të shpëtojë shumë shpirtra dhe të fitojë kurorën e martirizim­it. Apostullim­i që e kam zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve më ka ndihmuar shumë në zbatimin e kësaj detyre.

EJA, EJA NA SHPËTO NA SILL TE JEZUSI...

Drejtoji te Jezusi ata, bart Jezusin tek ata. Sot kam mësuar një mësim të mirë do të motivohem tek ajo që varfëria për të varfërit është me rëndë se çdo gjë "O Zot nëse nuk mund të bëj asgjë për këta njerëz të mirë, atëherë më jep së paku fuqi që të vdes në mesin e tyre për ta dëshmuar dashurinë tende, ene këtë lutje të shkurtër zbulohet dhe dhurohet e tëra Nënë Tereza, sepse ajo nuk kërkoi prej Zotit ndonjë mrekulli, punë të madhe dhe të sukseseshm­e, asgjë, por fuqinë e fesë për të jetuar në mesin e njerëzve me një qëllim të vetëm.. Për ta dëshmuar dashurinë e zotit pikërisht atyre qe i ka shkelur "jeta", varferia, semundja, gerbula… Leja për këtë prej Romës erdhi në 7 shtator 1950.

Në prill të 1952 ajo i shkruante Imzot Perierit kështu: "Dua të bëhem shenjtëres­hë për të shuar etjen e Jezusit për dashurinë ndaj shpirtrave. Dua rreth vetes të mbledh shpirtra të tjerë që do të bënin të njëjtën gjë për t'u shërbyer të varfërve, ndër më të varfër më të braktisuri­t, më te përbuzurit. Miliona të tillë jetojnë nëpër fshatra të Indisë duke mos e njehur Zotin dhe Jezusin në mëkate të tmerrshme. Do t'i afrojmë Krishtin dhe Krishtin atyre. Me 17 gusht 1948 veshi sarin e bardhë dhe filloi jetën e re si misionare e dashurisë. Kur arriti në Patna për të mësuar sadopak shërbimin ndaj të sëmurëve në një fletore të shënimeve kishte shkruar kështu: O Jezus dashuria e vetme e zemrës time, dua të vuaj atë që vuaj dhe çdo gjë që ti do të lejosh të vuaj nga dashuria e pastër ndaj teje, e jo për merita që do të mund të fitoja, apo dhurata që me ke premtuar, por vetëm për të të kënaqur ty, për të lavduar ty, për të bekuar ty, si në gëzim ashtu dhe në pikëllim. O Zoti im thoshte Nënë Tereza me zgjedhjen time të lirë nga dashuria për ty dua të mbes e ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për ty. Nëne e Tere- za thoshte: "Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shërbejmë!

Kufijtë e legjendës Nënë Terezë përshkuan miliona e qindra zemra në të gjithë globin. Ne vitin 1979 kur mori çmimin Nobel për Paqe e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente jo shqiptare, por kurrë nuk e mohoi ajo origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe me pas me familjen, përshëndet­i në shqip popullin shqiptar pas fitimit te çmimit Nobel në 1979 dhe lutja në shqip transmetua­r në 17 qershor 1978.

Me rastin e marrjes Nobel një nga personalit­et e mëdha që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkuta, dhe punoj e përkas të gjithë njerëzve në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri. Por Shqipëria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i jepte vize Nobelites se ardhshme as për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje, këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marr dhenë në të katër anët e botës, deri në fillim të viteve 90, por ajo gjithmonë nuk harronte kombin e sa vendin e saj Shqipërinë. Kaq e lidhur ka qenë ajo dhe e ka ndjerë Shqipërinë si vendin e saj sa ne një mesazh të sajin drejtuar shqiptarëv­e në vitin 1993 shprehet "Du atë lutem për ne, për popullin e varfër të Shqipërisë për popullin e Kosovës që vuan". ezeve dhe izraelitev­e. Në vitin 1982 në kulmin e rrethimit të Bejrutit Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke mundësuar një armëpushim të përkohshëm ndërmjet ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq ajo udhëtoi në mes zonës së luftës deri në spitalin e shkatërrua­r për të zhvendosur fëmijët dhe të plagosurit. Kur Europa Lindore pati një hapje të madhe në fund të viteve 1980 ajo i zgjeroi përpjekjet e saj në vendet komuniste që me parë kishin refuzuar misionaret e dashurisë dhe bamirësisë. Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit të Cernobilit dhe viktimave të tërmetit në Armeni.

NË VITIN 1991 HAP NË TIRANË MISIONIN E SAJ TË MIRËSISË DHE BAMIRËSISË...

Në vitin 1991 Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindje­n e saj në Shqipëri dhe hapi shtëpinë e vëllezërve misionarë të bamirësisë në Tiranë. Dhe në vitin 1996 Nënë Tereza punonte në 517 misione në më shumë se 100 vende të botës. Numri i personave që shërbenin më të varfërve nga më të varfrit arriti në 450 qendra në të gjithë botën.

Misionaret e bamirësisë së Nënë Terezës do të arrinin në 4000 motra me një vëllazëri prej 300 anëtaresh në 610 Misione në 123 vende. Nënë Tereza u kujdes 7500 femije. Mjekoi 960000 të sëmurë, 47000 viktima lebroze 3400 pleq mbi 1600 fëmijë jetim. Por kjo grua legjendë e shekullit, më 5 shtatot do të përballëj me vdekjen, e cila do ta bënte atë të përjetshme të pavdekeshm­e, shenjetore e gjithë botës. “Një individ i madh e i rrallë që kishte jetuar për qëllime të mëdha do të shprehej Nawaz Sharif kryeminist­ri i Pakistanit”.

AJO ËSHTË PAQJA NË BOTË

Perez de Cuellar do te thosh" Ajo eshte paqja ne bote". Papa Francesku kur erdhi në Shqipëri në kremtimin ekualistik të sheshit Nënë Tereza tha: "Ky shesh mban emrin e bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës se Kalkutës. Presidenti Nishani duke marr pjesë në shenjtërim­in e Nënë Terezës në Vatikan do të thoshte: "Nga tradita e kësaj kishe e këtij vendi doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë, dashurisë e humanizmit që modedifiko­i fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftëra të nxehta e të ftohta. Ajo është bija e madhe e këtij kombi të vogël, e Lumja Nënë Terezë. Ne jemi populli i Nëne e Terezës.” Nënë Tereza sfidoi shekullin e luftërave, shekullin e barbarisë, shekullin e egërsisë njerëzore. Ajo sfidoi çdo gjë të pamundur, mbinjerëzo­rja Nënë e gjithë botës. Sfidoi vuajtjet, shekullin në të cilin jetoi. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën me të mirë, njerëzimin më të mbarë. Nuk është e rëndësishm­e çka bëjmë thosh Nënë Tereza, por sa dashuri kushtojmë. Mundohuni mos jua vritni njerëzve sadopak buzëqeshje­n. Varfëria nuk është krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar atë vetë. Ju dhe unë me egoizmin tonë. Sikur të kishte të varfër në Hënë ne duhet të shkonim dhe atje. Në darken e shtruar pas marrjes se çmimit Nobel nuk shkoi, por paratë, që mori ua shperndau njerëzve të varfër e të uritur. Varfërinë mund ta gjeni kudo në botë në Kalkutë etj., por duhen vetëm sy për ta parë thoshte Nënë Tereza. Kudo në botë gjenden njerëz që nuk i do kush, që nuk i ndihmon kush që janë braktisur dhe harruar nga shumë kush. Kjo thosh Nënë Tereza është varfëria më e madhe më e tmershme. Jam e bindur që tortura me e madhe është braktisja.

Nënë Tereza luftoi gjithë jetën e saj për jetën, për atë që dhe shumë njerëz e kishin të mundur. Ajo sfidoi çdo mendim, çdo logjikë e kaloi përtej arsyes, e cila thoshte që duhet të jetë kudo që jeta është e mpirë, kudo që jeta është e dhimbshme, kudo ku njerëzit vuajnë. Vetëm në parajsë do të kuptojmë se sa borxh u kemi ne të varfërve, të përvuajtur­ve, skamnoreve, sepse ata na kane ndihmuar të duam Zotin më shumë, dhe duke dashur Zotin më shumë do të bindemi se vdekja është kthim në shtëpinë e Zotit. 19 tetori do të ngelet një ditë lavdie dhe krenarie e kombit tonë, e brezave të tij.

NËNË TEREZA VUAJTI SIÇ VUAJTI SHËN MARIA PARA KRYQIT...

Nënë Tereza u mundua dhe sfidojë dhe jetën e saj dhe ashtu si etja e Krishtit në kryq të mbushi etjen e Hyut me etjen e dashurisë për njerëzit. Nënë Tereza vuajti siç vuajti Shën Maria para Kryqit kur Jezusi vuante, vuajti për ata që vuanin duke thirrur Jezusin: Eja eja, na shpëto! Kur dhimbjet dhe nata bëhet tepër e erret dhe unë martirizoh­em për ata që nuk kanë shpresë më duket se do shkoj në ferr dhe do të ofroj veten time Jezusit. Tash nga vetja gëzohem që hareshëm e kam mbajt Kryqin tim me Jezusin. Kishte shumë vuajtje kishte çaste që kryqëzimi i kryqit për mua ishte falënderim i Zotit. Vuajtja është e madhe, por me e madhe është dashuria… vuajtja vetvetiu nuk është asgjë, por si pjesëmarrj­e në vuajtjet e Krishtit është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë janë për ne Jezu Krishti, janë dashuri. Sot bota është kalvar i hapur dhe ne s'mund të shkojmë te Jezu Krishti pa përqafuar kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja se dhe ne ju kemi afruar Jezusit në kryq. Kjo është pavdekësia që nuk mbaron të premten e madhe, por me ringjallje­n e tij. Dhe ne në sajë të dashurisë do të ringjallim botën dhe do ta shpëtojmë atë.

 ??  ?? Prelud dhe lavdi për nënën e të gjithë botës, për bijën e gjakut të kombit tonë
Prelud dhe lavdi për nënën e të gjithë botës, për bijën e gjakut të kombit tonë
 ??  ?? Papa Françesku: Ky shesh mban emrin e bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës
Papa Françesku: Ky shesh mban emrin e bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës
 ??  ?? Papa Gjon Pali II me bijën e madhe të kombit tonë
Papa Gjon Pali II me bijën e madhe të kombit tonë
 ??  ?? Delegacion­i i Shqipërisë, deputeti Tom Doshi dhe kryegjyshi botëror Dede Edmond Brahimaj në ceremoninë e shenjtërim­it të Nënë Terezës
Delegacion­i i Shqipërisë, deputeti Tom Doshi dhe kryegjyshi botëror Dede Edmond Brahimaj në ceremoninë e shenjtërim­it të Nënë Terezës
 ??  ?? Përvujtnia: Mishërimi i Zotit
Përvujtnia: Mishërimi i Zotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania