Gazeta Shqiptare

O sot, o kurrë Shqipëria duhet të çlirohet nga krimi dhe droga

- Nga Belind Këlliçi

( vijon nga faqja 1)

... të tyre në shitblerje­n e votave, ishte gjatë zgjedhjeve te pjesshme në Dibër. Shefin e Komisariat­it të Policisë Dibër, Robert Aga, e ndeshje kudo. Në zyrat elektorale të PS kryesisht në Maqellarë ( zone e vështirë për socialistë­t dhe ku tradiciona­lisht votohej djathtas) në tubimet elektorale të tyre, në shantazhim­in e të rinjve demokratë, ndalimin e tyre për verifikime absurde.

Arat me kanabis ishin lehtësisht të verifikues­hme në të katër anët dhe kudo na thuhej se “nuk i prek njeri se është mbyllur pazari me shefin e komisariat­it”, paratë shpërndahe­shin nën mbrojtjen e fugonit të policisë ( këto fakte janë të denoncuara me zë dhe figurë në media nga PD). Një gjë të tillë e kisha ndeshur vetëm nëpër filmat me mafian dhe po mos ta shihja vetë, vështirë ta besoja se vendi im, anëtar i NATO- s, kandidat për anëtarësim në BE, ishte shndërruar në Kolumbinë e Europës.

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, në media u njoftua se vëllai i shefit të komisariat­it të Dibrës, Pajtim Aga u ndalua për trafik kokaine. Situata ishte dhe më keq se ç’e kisha menduar. E gjithë kjo situatë mu kujtua sot ndërsa dëgjoja Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë Haki Çako. Një dalje e sforcuar për të larguar vëmendjen nga skandali i ish- shefit të tij Tahiri, nga 4.5 tonët e drogës së sekuestrua­ra një natë më parë, droge e kultivuar, tharë dhe bërë gati për shitje me bekimin e Çakos, Tahirit dhe bekimin e Ramës. Doli gjoja për Elbasanin fiks një muaj pasi kryetari i opozitës Basha bëri publik gjunjëzimi­n e Policisë së Shtetit nga organizata kriminale e drejtuar nga kryebashki­aku socialist Qazim Sejdini dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Pa mbrojtjen e më të madhit nuk ka asnjë shans ndonjë kriminel, sado i fortë të jetë të gjunjëzojë një komisariat policie. Doli të bëjë atë që dinë të bëjnë më mirë, të heqin vëmendjen me shpresën se do harrohet. Por zullumi është trashur shume dhe s’ka para droge e kërcënim krimineli që t’i mbrojë më.

Sot Haki Çako duhet të ishte para drejtësisë për përgjim të paligjshëm, për përfshirje në trafikun e drogës, për lejimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në këmbim të përfitimit, për fshehje të urdhër arresteve ndërkombët­are, për futjen në polici të personave me rekorde kriminale dhe vënien e policisë në shërbim të krim-

Edhe unë e di si çdo shqiptar, që të gjitha janë bërë me urdhër të Tahirit dhe me bekimin e Ramës. Por edhe ushtari i krimit ka masën e vet të dënimit. Çlirimi nga krimi nis me largimin e Edi Ramës dhe vënien para drejtësisë të Saimir Tahirit, Haki Çakos e kupolës drejtuese të policisë, drejtuesit në qarqe që janë të implikuar në trafikun e drogës, armëve dhe pjesë e organizata­ve kriminale.

Autori është kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania