Gazeta Shqiptare

Skënderbeu, "paqe" me Partizanin e Beogradit

Në "Elbasan Arena", ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura 0- 0. Korçarët ngjiten në kuotën e dy pikëve në grupin B Thirrje nacionalis­te në stadium nga tifozët

-

Skënderbeu zhvillon një ndeshje të sh këlqyer në "Elbasan Arena", në një atmosferë fantastike të krijuar në shkallët e stadiumit, por nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë. Korçarët dëshmuan edhe një herë se nuk kanë arritur kot deri këtu dhe se munden të përballen si të barabartë me kundërshta­rë të këtij niveli. Ndeshja filloi mjaft mirë për Skënderbeu­n, që vuri nën presion kundërshta­rët, por nuk arriti të kërcënojë rrezikshëm portën e tyre. Pjesa e parë u karakteriz­ua nga entuziazmi i korçarëve, por që nuk arritën t'i afro- hen rrezikshëm portës së serbëve. Mundësinë më të mirë e pati Adeneyi, por shpërdoroi në tentativën për të dribluar një kundërshta­r. Nga ana tjetër, serbët mbroheshin mirë dhe bënin presing, duke u munduar të dalin në kundërsulm­e të rrezikshme. Duhet theksuar se Skënderbeu bëri edhe një zëvendësim, pasi Radas nuk mundi të vijojë më tej lojën dhe i la vendin Fidan Alitit, në minutën e 32- të. Pjesa e dytë foli tërësisht për Skënderbeu­n, që luajti me mjaft grintë dhe krijoi disa mundësi shënimi. Vlen të theksohet edhe mbështetja e jashtëzako­nshme e publikut, që gjeneronte forcë te futbollist­ët korçarë. Djemtë e Ilir Dajës patën disa raste të mira me Sowe, Lilajn dhe Alitin, të cilët nuk ia dolën të gjejnë rr- jetën. Nga ana tjetër, serbët tentuan disa herë të dalin me kundërsulm­e, por nuk arritën të vënë në provë aftësitë e portierit Shehi, deri në minutat e fundit, kur durrsaku shpëton dy herë portën nga gola të sigurt. Në minutat shtesë krijohet një tension i panevojshë­m nga ana e serbëve, që kalohet me ndëshkim me kartonë të verdhë nga ana e kryesorit polak. Ndonëse dy skuadrat morën vetëm nga një pikë në këtë takim, barazimi në Kiev mes Dinamos vendëse dhe Young Boys- it la gjithçka të hapur sa u përket llogarive të kualifikim­it në grupin B.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania