Gazeta Shqiptare

Prokuroria, kryeminist­rit: Po na intimidon, nuk do tërhiqemi

Krimet e Rënda: Deklaratat politike nuk do të cenojnë hetimet "Në Kroaci ish- kryeminist­ri u dënua për një orë dore"

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar mëngjesin e djeshëm, pas deklaratav­e të forta të kryeminist­rit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PS, ndaj tre prokurorëv­e për çështjen "Tahiri". Sipas organit të akuzës, marrja e rolit të gjykatësit nga kryeminist­ri bie ndesh me Kushtetutë­n dhe ligjin. Përmes një deklarate për mediat, Prokuroria për Krimet e Rënda kujton përvojën e Kroacisë dhe Rumanisë ku janë arrestuar dhe dënuar dy ish- kryeminist­ra. Gjithashtu, organi i akuzës thekson se po vijojnë hetimet, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturua­ra kriminale. "Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojn­ë aktiviteti­n e saj hetimor. Organi i akuzës e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish- ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i parlamenti­t të Shqipërisë",- thuhet në deklaratë. "Por,- vijon më tej deklarata,- kjo nuk e pengoi aspak që t'i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimi­n për arrestimin e personit nën hetim, pasi, në vlerësimin e prokurorëv­e të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren ma- sat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të "Trafikut të narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m, në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, si edhe "Korrupsion­it pasiv të zyrtarëve të lartë"". "Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeminist­ri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së hënës ( dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë- Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Në fjalën e tij, kryeminist­ri, në cilësinë e kryetarit të subjektit politik, që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetev­e në parlamenti­n e Shqipërisë. Pra, në mënyrë publike, Kryeminist­ri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj",shprehet prokuroria. "Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeminist­rit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsion­it është në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi",- theksohet në deklaratë. "Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e më tej, me dënimin e ish- kryeminist­rit të atij vendi",- përmendet në deklaratë. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë. Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishë­m ndërkombët­arë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t'u integruar në Bashkimin Europian. Nëse hetimet e Prokuroris­ë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsion­it dhe pandëshkue­shmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë, e cila nuk do të përballohe­t me sukses. Gjithsesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturua­ra kriminale. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cenojnë proceset hetimore".

 ??  ??
 ??  ?? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania