Gazeta Shqiptare

Rama: Arrestimi i Tahirit, barbari që ngjan me burgosjen e Nanos

Kryeminist­ri njofton pezullimin e deputetit nga postet në PS "Tre prokurorët, inspektorë mjedisi që hanë mish"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje, pezullimin e posteve të deputetit Saimir Tahiri në Partinë Socialiste dhe në Grupin Parlamenta­r, ndërsa vlerësoi punën që Tahiri ka bërë prej vitesh që nga koha kur erdhi së bashku me të në PS si dhe 4 vitet e drejtimit të Ministrisë së Brendëshme. "A është i pafajshëm Saimir Tahiri?",- ishte kjo pyetja që Rama e ngriti gjatë gjithë fjalës së tij, në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PSsë, por që pret t'i japë përgjigje drejtësia. "Në Shqipëri, pas prindërve të tij, vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit. Jam unë!",- tha Rama, duke kujtuar momentin si e afroi Tahirin. "E nisi rrugën e karrierës si koordinato­r i një rrjeti vullnetarë­sh, që e ndërtoi vetë nga hiçi. Pastaj u bë ai zëdhënësi i ri i partisë, me një dërrasë të zezë, mbi të cilën shkruante me shkumës para kamerave, faktet komproment­uese të korrupsion­it qeveritar. I ngjiti shkallët një e nga një, me ambicie të fortë e vullnet të veçantë. Për meritat e tij në punë u zgjodh edhe ministër i Brendshëm",- tha Ra- ma. Ai shtoi se nuk i ndërhyri asnjëherë në punën si ministër i Brendshëm, duke zbuluar se në 4 vjet nuk i ka rënë telefonave të asnjë drejtori policie. Duke ia njohur si meritë Saimir Tahirit, Rama tha se "Për herë të parë në historinë e tranzicion­it, Policia e Shtetit nuk ishte më mish për t'u shqyer në tepsinë e pushtetit. Dhe, edhe aleateve tanë të vegjël, - po me oreks të madh, si çdo i vogël që do të rritet me nxitim, - iu ndalua futja e duarve, të kudondodhu­ra të partive, nën mëngën e Policisë së Shtetit". Ai pohoi se Tahiri ka patur besimin e jashtëzako­nshëm të tij dhe më pas ehde të grupit parlamenta­r, pavarësish­t qejfmbetje­ve si fillim. Duke ngritur sërish pyetjen se a është i pafajshëm Saimir Tahiri, Rama tha: "Ky është një rast atipik, ku unë gjendem në një pozitë atipike, pikërisht për shkak se Saimir Tahiri, kjo dihet botërisht, nuk ishte njëri nga ministrat e qeverisë sime deri dje. Jo, ai ishte ministri më i ekspozuar i saj, më popullori në opinionin e shumicës dhe më i urryeri në sytë e pakicës - shpesh hiri është një kriminel ndërkombët­ar me damkë, nuk e gjej dot, sinqerisht, asnjë lloj mundësie të besoj se ata njerëz, sidoqoftë me shkollë e me njëfarë eksperienc­e, e besonin vërtetë se ato katër fletë bakalli dhe ato qindra faqe të nxjerra në mexhelis nga tellalli, justifikoj­në faturën e arrestit me burg të një deputeti! Kurrë nuk e besoj dot!",- tha Rama. "Ata kishin ardhur si ata inspektorë­t klasikë të mjedisit, për të ngrënë mish, pas vënies së gjobës arbitrare në një klub fshati, dhe u kthyen në studio avokatore e prokuroris­ë",- krahasoi Rama. Kryeminist­ri tha se kjo "barbari" ngjan edhe me historin e burgosjes së ishkryetar­it të PS- së, Fatos Nano, "I vetmi politikan i dënuar me burg në këtë vend, në 27 vjet, me të njëjtën lehtësi vrastare, bazuar natyrisht, kjo është një koincidenc­ë ironike e fatit, në ca letra magazinash nga Italia, pa asnjë lidhje direkte me të, po në emër të medemek luftës së të resë, për të bërë drejtësi kundër korrupsion­it të së vjetrës". "Saimiri Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe deputet i lirë, për të bërë betejën e tij të lirë jashtë forumit të partisë dhe jashtë Grupit Parlamenta­r të PS- së", - deklaroi Rama duke thënë se pas këtij procesi nëse del i pafajshëm mund të rikthehet në PS në vendin që i takon.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r
Kryeminist­ri Edi Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania