Gazeta Shqiptare

Berisha: Gjiknuri mori para nga Habilajt. Ministri: Shpifës dixhital!

Ish- kryeminist­ri zbardh sms- në e "qytetarit dixhital": Ministri tjetër i filmuar Përplasja për blerjen e votave nga krimi

-

Ish- kryeminist­ri, Sali Berisha denoncoi dje ministrin Damian Gjiknuri, i cili, sipas tij, është filmuar duke dhënë para te Habilajt për të blerë votat në fushatë. Denoncimin e tij Berisha e bazon te "qytetari dixhital". Ish- kryeminist­ri Sali Berisha teksa publikoi emrin e ministrit tjetër që është filmuar me Habilajt shprehet se është ministri Gjiknuri, i cili është parë në fushatë duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat. "Gjiknuri në tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habilajt në fushatë për të blerë votat! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb",- shkruan në "Facebook" Berisha, ku publikoi edhe mesazhin nga qytetari dixhital. "Përshëndet­je Doktor! Gjate fushatës elektorale të fundit, Habilajt uleshin për dreka dhe darka me Damian Gjiknurin në Vlorë. Madje Habilajt kanë edhe regjistrim­e duke i ofruar para në dorë D. Gjiknurit. Kanë pasur marrëdhëni­e të rregullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shëndet. Anonim, Ju lutem!"- shkruan ai. Por i menjëhersh­ëm ishte reagimi i ministrit Damian Gjiknuri, i cili teksa i referohet ish- kryeminist­rit, si pinoku dixhital, mohon totalisht njohjen me Habilajt. "A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam pasur kurrë marrëdhëni­e me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital, që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografiv­e në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës",- deklaroi ministri Gjiknuri. Moisi Habilaj një nga vëllezërit Habilaj u arrestua në Itali si koka e bandës së trafikut të drogës. Dy vëllezërit e tjerë, Artan dhe Florjan Habilaj janë në kërkim. Për çështjen Habilaj u akuzua nga prokuroria edhe ish- ministri, Sajmir Tahiri. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje edhe mesazhet e dy qytetarëve dixhitalë, të cilët i ankohen se nipat e Arben Ndokës janë autorët e plagosjes së ndodhur pasditen e 22 tetorit 2017 në Shëngjin. Pas ngjarjes, policia nuk dha emrat e autorëve të plagosjes së Samet Bercaj, 19 vjeç dhe Florian Dushku, 28 vjeç. "Në Shëngjin, në qendër të qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifi­kuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S. B. 19 vjeç dhe F. D.

28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar"- informoi policia",- thuhet në mesazhin drejtuar z. Berisha. "Lezha në terror! Banda e Arben Ndokës

së PS, përgjak Lezhën. Nipat e tij në kërkim derdhin breshëri kallashnik­ovi mbi dy të rinj. Çunat e krimit i ndihmojnë!",- shkruan ishkryemin­istri Berisha. Ishkryemin­istri Sali Berisha, teksa publikoi emrin e ministrit tjetër që është filmuar me Habilajt, shprehet se është ministri Gjiknuri, i cili është parë në fushatë duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania