Gazeta Shqiptare

Noka- Ramës: Kryeminist­ër, të ka shtrënguar keq Saje qorri

-

Deputeti

i PD- së, Flamur Noka reagoi dje pas dek laratës së kryeminist­rit Rama për akuzat ndaj Sajmir Tahirit, ku akuzoi prokurorin­ë se nuk ka prova për arrestimin e deputetit Tahiri dhe se Grupi Parlamenta­r i PS, do votojë unanimisht kundër kërkesës për arrestimin e tij. Sipas tij, shtrëngata të forta do vijnë të cilat do shkulin kryeminist­rin Rama dhe organizata­t e tij kriminale. "Po me dhimbsesh z Kryeminist­ër. Të paska shtrënguar shumë keq Saje qorri… Ato ecejaket e misionarëv­e nga shtëpia e tij në tënden e paskan bërë efektin… Po të shoh sot të rrudhur e të mbledhur sa një grusht ... Po të shoh sot se po kërcen pupthi pa pushim teksa flet .. Hapja e kutisë se Pandorës se krimit të Saje qorrit ju ka bërë të gjithëve të ktheheni në avokat të zellshëm të tij, biles edhe me tej, në ushtar të tij. Kërcen prifti nga belaja- thotë populli. Druri i shtrembër jo vetëm që u drejtua, por na u bë rrap madhështor i patrazuar nga shtrëngata­t... Por ke harruar se është vaditur 4 vjet nga krimi e droga ky rrapi jot se bashku me ty .. Dhe këtë gjë sot e dinë gjithë shqiptarët, por ca tefterë të rëndësishë­m i kanë dhe ndërkombët­arët. Shtrëngata­t që po afrojnë do të të shkulin ty dhe organizatë­n tënde kriminale që quhet qeveri … Prisni, prisni, s'keni parë asgjë akoma…",- shkruan Noka. Të paska shtrënguar shumë keq Saje qorri… Ato ecejaket e misionarëv­e nga shtëpia e tij në tënden e paskan bërë efektin… Po të shoh sot të rrudhur e të mbledhur sa një grusht ...

 ??  ?? Flamur Noka
Flamur Noka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania