Gazeta Shqiptare

Krimi, Basha: Hetimet do të zbulojnë eksponentë të tjerë të PS

Deputetët pa imunitet, PD diskuton mundësinë e ndryshimit të Kushtetutë­s "BE- SHBA të ndalojnë presionin e Ramës ndaj drejtësisë"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po bën gjithçka për të penguar hetimin e çështjes "Tahiri", duke minuar reformën në drejtësi dhe vetingun dhe duke kërcënuar prokurorin­ë. Në një situatë të tillë, Basha u bëri thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimor­e që kontribuua­n për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeminist­rit dhe mazhorancë­s që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimes­h dhe presioni ndaj drejtësisë. Sipas Bashës, ky sulm ka për qëllim gjunjëzimi­n e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkue­shëmrisë së politikanë­ve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin. Për kreun e PD- së, nëse qeveria do të lejohet të shantazhoj­ë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsion­i dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. "Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhoj­në drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsion­it", nënvizon Basha. Kreu i PD- së kërkoi që ish- ministri Tahiri t'i nënshtrohe­t ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamenta­r dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet. Z. Basha akuzoi më tej se Edi Rama rrëzoi kërkesën e Antimafias italiane, pasi ai është i marrë peng nga Saimir Tahiri. "Edi Rama ka shkelur Kushtetutë­n dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. As nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë. Rama po e mbron, sepse është peng i Tahirit dhe ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë, që do të zbulojë edhe eksponentë të tjerë të qeverisë", - tha Lulzim Basha. Sipas tij, vendi është në krizë totale kushtetues­e, politike dhe morale dhe Edi Rama ka marrë fund si kryeminist­ër. Nga ana tjetër, demokratët po diskutojnë mundësinë e propozimit të një amendament­i kushtetues për heqjen e imunitetit për deputetët. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por mësohet se diskutimi është zhvilluar në

mbledhjen e grupit parlamenta­r dhe kjo iniciativë vjen pas refuzimit të mazhorancë­s për të autorizuar arrestimin e Saimir Tahirit. Pas mbledhjes së grupit, kreu i PD- së theksoi se kryeminist­ri Edi Rama ka

shkelur ligjin dhe Kushtetutë­n për të mbrojtur ishministr­in Tahiri. "Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë të bërë konform rregullave, as nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë Deputetët e PD- së do të bojkotojë komisionet deri të mërkurën. Shkak i këtij vendimi është bërë qëndrimi i mazhorancë­s për çështjen e deputetit Tahiri. Demokratët munguan dje në mbledhjen e Komisionit kuvendor të Ligjeve. Vendimi për bojkot vjen në një kohë që parlamenti pritet të vendosë të mërkurën kundër autorizimi­t të prokuroris­ë për arrestimin e ishministr­it Tahiri.

dhe të gjykojë provat, kjo i takon gjykatës. Edi Rama po mbron Saimir Tahirin, sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit, i trafiqeve të drogës dhe sepse ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë, hetim që do të zbulojë edhe bashkëpunë­torë të tjerë në kupolën qeveritare, të krimit të organizuar", theksoi z. Basha. Ai shprehu shqetësimi­n se drejtësia është e nëpërkëmbu­r dhe e kërcënuar. "Vetingu është i marrë fund me ketë qëndrim të Edi Ramës, që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm pse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetues­e, politike dhe morale. Maxhoranca moralisht është e vdekur. Edi Rama ' de facto' ka marrë fund si kryeminist­ër", deklaroi ai. Përballë kësaj situate, Basha tha se opozita është në konsultim të vazhdueshë­m me qytetarët dhe faktorët ndërkombët­arë. "Ne si opozitë jemi dhe do të jemi në konsultim të vazhdueshë­m me qytetarët dhe me faktorin ndërkombët­ar për t'iu përgjigjur kësaj gjendjeje, kësaj krize të thellë të vendit", u shpreh z. Basha. I pyetur mbi qëndrimin e ndërkombët­arëve për këtë situatë, Basha u përgjigj: "Unë nuk jam zëdhënës i ndërkombët­arëve, por jam partner i tyre".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania