Gazeta Shqiptare

Sulmi i Ramës ndaj prokuroris­ë, Kryemadhi: I papreceden­t

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po shantazhon drejtësinë, duke i dalë në mbrojtje krimit dhe trafikantë­ve. Sipas saj, PS- ja e ktheu Këshillin e Mandateve në gjykatë politike. "Shqiptarët prisnin më të paktin veprim që kryeminist­ri i tyre duhet të bënte, të lejonte drejtësinë të zbardhte të vërtetën. Ata panë sot kryeminist­rin shqiptar që shndërrohe­j në një mburojë të krimit. Shqiptarët panë një kryeminist­ër që shantazhon hapur drejtësinë dhe kërcënon atë duke dashur t'i lërë shqiptarët në duart e trafikantë­ve që po helmon brezin e ri dhe po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëv­e. Edi Rama po lë shqiptarët në duart e kriminelëv­e, gjobëvënës­ve, të vrasësve me pagesë dhe profesioni­stë dhe po u hap trafikantë­ve autostrada të reja të trafikut të drogës, armëve dhe shumë trafi- qeve të tjera të rrezikshme", deklaroi zj. Krye- madhi. Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se drejtësia po përballet me pengesë të pashoq për të bërë punën e saj, ndërsa Ramës i kujtoi se është në shkelje të Kushtetutë­s dhe rekomandim­eve të Komisionit të Venecias. "Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe, që nuk janë vetëm kriminelët, por edhe kryesuesi i falangës politike, që mbështet dhe sakrifikoh­et për ta. Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandatit dhe Imunitetev­e në një gjykatë politike. Ata dhunuan Kushtetutë­n, nga garante që ishte, e kthyen në mbështetës­e të krimit", theksoi zj. Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania