Gazeta Shqiptare

“Nuk jam kapur asnjëherë me drogë, kam biznes fruta- perimesh”

Zaganit i thashë: Mos më ndiq më! Ja pse na e kërkoi Tahiri prapë "Audin" Artan Habilaj: Jam kontrollua­r si gjithë të tjerët

-

Pak ditë pas arrestimit të kushëririt të Moisi Habilaj në Itali dhe akuzave se ai dhe vëllezërit e tij janë pjesë e një organizate të trafikut të drogës, "Gazeta Shqiptare" rikthen një pjesë të intervistë­s së dhënë për gazetarin Enrik Mehmeti, dy vite më parë, nga vëllai i madh i të arrestuari­t. Moisi Habilaj, është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u kap një javë më parë në Itali, së bashku me 6 persona të tjerë, mes tyre edhe shqiptarë. 39- vjeçari, prej 4 vitesh mbahej nën përgjim nga autoritete­t e vendit fqinj, ndërsa në dosjen mbi 400 faqe përmendet si i implikuar edhe ish- ministri Tahiri.

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës, si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri, me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip "Audi", i cili ka qenë në qendër të akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?

Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë, as në kundërvajt­je me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?

Unë kam dokumentac­ionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetëso­re. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutish­t nuk bëhet fjalë për drogë.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?

E kam marrë në 2013, në tetor.

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

Me sa di, z. Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z. Tahiri?

Po është e vërtetë, z. Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për

arsye se s'ka pasur makinën e tij.

Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?

E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshe­n e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.

A keni pasur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakt ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?

Unë nuk kam pasur absolutish­t kontakte me z. Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.

Gjobë në çfarë kuptimi? Në kuptimin që unë t'i thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i portit, nuk mund t'i fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.

Juve ju është bllokuar një sasi, 86 mijë euro. Këto lekë a i keni pasur të justifikua­ra?

Këto lekë janë bllokuar me të vërtetë nga dogana e Durrësit, dhe nga policia e Durrësit në vitin 2012, dhe në bazë të verifikime­ve që janë bërë, lekët kanë dalë, pas 1 muaj a 2 muaj janë zhbllokuar. Prokurori ka qenë Edmond Kaloshin në bazë të verifikim- it që më ka bërë të biznesit… Ju çfarë biznesi keni? Të fruta- perimeve, import eksport, Itali, Greqi të gjithë Evropën, kam 15 vjet me këtë biznes. Ky është urdhri i Edmond Kaloshit, t'ia çoj opozitës këto që të mësojë për shifrën që më është bllokuar, dhe i verifikuar dhe kontrollua­r pikë për pikë nga zoti i asaj kohe, nga ish- nëndrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, z Agron Kuliçi.

Pra, këto lekë janë verifikuar atë kohë?

Po janë verifikuar, dhe i kanë verifikuar 2 muaj e gjysmë, sa kanë verifikuar deri në Itali për gjërat e mia…

Pse nuk janë deklaruar nga personi të cilit iu kapën?

Nuk e di, unë i kisha thënë personit të cilit iu kapën, të depononte lekët, puna e tij pse nuk e bëri, dhe ai u dënua me 2 milionë lekë të vjetër gjobë për mosdeklari­m.

Ka qenë vetë z. Kuliçaj që ka firmosur ndryshimin e shumës?

Të të gjitha lekëve, të pasurisë sime, të të gjitha lekëve, ai z Kuliçaj.

Sa i takon pjesës së lekëve, destinacio­ni i tyre kush ishte?

Destinacio­ni i tyre ishte Italia, për blerje malli në Itali, për blerje për biznesin që kam.

Në akuza flitej për pjesë të kundërligj­shme…

I ke me fakte me letra të gjitha, që çdo gjë është verifikuar në kohën e opozitës

Ju etiketohen­i si kontingjen­t në qytetin e Vlorës dhe etiketohen­i dhe për një pengmarrje. Sa i vërtetë është ky informacio­n?

Në asnjë mënyrë nuk kam marrë peng askënd.

Si qëndron e vërteta se ju u akuzuat për këtë lloj akuze?

Kemi qenë fis në kohën e opozitës, kur drejtor ka qenë Artan Cuku dhe na kanë akuzuar për një pengmarrje, por e vërtetojmë me një shkresë të prokuroris­ë se kemi qenë dhe në një proces gjyqësor. Dhe në shkresën e prokuroris­ë nuk bëhej fjalë për pengmarrje, as të kemi marrë peng njeri. Ky është drejtuesi i prokuroris­ë, Kristaq Beluli dhe Xhemal Saliaj që ka pushuar çështjen.

Pra, kjo lloj akuze ka rënë?

Unë z. Enrik flas me letër, me fakte dhe jo si opozita. Këto janë fakte.

Po si ka ndodhur kjo çështje?

Thjesht, ky personi më ka pasur X lekë borxh dhe me akt noterie, nuk m'i solli dhe më thoshte t'i kam dhënë. Dhe në bazë të verifikime­ve që ka bërë prokuroria u verifikua se zotëria më ka lekët që nuk m'i ka dhënë akoma.

Duke qenë makina në qendër të vëmendjes, flitet për një person me inicialet A. D. ose Ard Dalipi. E njihni ju, cila është lidhja juaj me këtë person?

Absolutish­t në asnjë rast nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të.

Pra, ky person për të cilin përflitet nuk ka hipur asnjëherë në makinën tuaj tip "Audi"?

Tani unë them që nuk e njoh këtë person, dhe si mund të them që ky person ka hipur në makinën time?

Një prej akuzave të fundit që janë bërë nga ana e opozitës, janë ato për shefin e Postës Kufitare në Himarë? Keni pasur apo jo në lidhje me trafikun e drogës, duke qenë se akuzat janë, dhe është lidhje kriminale?

Po, është e vërtetë që opozita ditët e fundit, domethënë para dy ditësh ka nxjerrë një foto të tij me vëllain tim. Tani që opozita sheh ëndrra me baronë droge, nuk është faj i askujt. Ky në fotografi, shefi i Postës Kufitare, z Sokol ka qenë në një festë me miq të mitë dhe janë ulur për të ngrënë diçka, dhe në foto po ta shohësh nuk ka ndonjë kontingjen­t, madje aty ka dhe nja dy këngëtarë, dhe në gjithë tavolinën nuk ka asnjë kontingjen­t kriminal. Ajo ka qenë një festë fetare dhe këtë ta shohë opozita dhe ta verifikojë

Fotot me shefin e Postës i ke të tanishme apo të hershme?

Shumë, flasim për 8 vjet para, 9 vjet në mos bëj gabim, jemi njohur në një festë fetare. Nuk kemi absolutish­t asnjë lidhje droge, asnjë gjë…

Në të njëjtat akuza thuhet se ju dispononi rreth 68 mijë kanabis sativa në fshatrat e Vlorës që kanë përkujdesj­e të zv/ shefit të komisariat­it të Vlorës. Si mund të faktoni të kundërtën? Cili është reagimi juaj dhe a keni njohje apo lidhje me zv/ shefin komisariat­it?

As nuk e njoh dhe as nuk e di si quhet, ëndrrat e opozitës si gjithmonë vazhdojnë me përbaltjen e Habilajve, vazhdojnë të shohin filma me baronë droge dhe kjo më shumë është çështje politike me të cilën unë nuk kam fare lidhje. Nuk e kam idenë e sa mijë rrënjëve, janë ëndrra të ish kryeminist­rit që në darkë sheh ëndrra dhe ditën i thonë në kanale televizive dhe "Facebook".

 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj
 ??  ?? Artan Habilaj
Artan Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania