Gazeta Shqiptare

Pensionist­ët, deklarim në bankë që e tërheqin vetë pensionin

Emini: 30 mijë pensionist­ë tërheqin paratë në bankë

-

Ky është muaji, kur mbi 30 mijë pensionist­ë duhet të paraqiten vetë në bankë dhe të deklarojnë se e tërhoqën pensionin e tyre. Kjo është një procedurë që bëhet 2 herë në vit. Në rast se nuk paraqitet vetë fizikisht, pensioni nuk kalon në llogaritë përkatëse të individëve. Rreth 30 mijë pensionist­ë duhet të paraqiten në bankën kur marrin pensionin e tyre për të bërë një deklaratë ku vërtetojnë se janë paraqitur vetë fizikisht për ta tërhequr atë. Kjo është një deklaratë që behet një herë në gjashtë muaj, si procedurë për të vërtetuar se i moshuari jeton. Në rast se nuk bëhet kjo deklaratë, pensionist­i humbet të drejtën e përfitimit. "Pensionist­ët bëjnë një deklaratë, ku deklarojnë se e kanë marrë pensionin në rregull, nuk ka vërejtje dhe pas kësaj deklarate pensioni gjenerohet nga muaji tetor deri në 6 muajt e ardhshëm. Jemi në kushtet kur pensionist­ët që marrin pensionin në bankë duhet ta kishim bërë këtë deklaratë dhe ka disa prej tyre që, ose duke mos qenë në Shqipëri, ose duke mos e vlerësuar nuk e kanë bërë këtë deklaratë"- thotë Ali Emini për "Ora news". Zv. drejtori i Përgjithsh­ëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini sqaroi të gjithë ata që nuk kanë marrë pensionin suplementa­r. "Listë pagesat bëheshin në mënyrë manuale dhe dërgoheshi­n në mënyrë manuale, por tani jemi në kushtet kur shërbimi i pagesës së pensioneve në banka u zgjerua dhe solli domosdoshm­ërinë e këtij portali. Përveç kësaj, çështja u koordinua dhe me një ditë pushimi që ishte dita e enjte dhe filloi gjenerimi i pagesave ditën e premte"thotë Emini. Për të vazhduar në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë të familjes duhet paraqiten çdo 3 muaj pranë administra­torit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen socialekon­omike të familjes.

 ??  ?? Zv. drejtori i Përgjithsh­ëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini
Zv. drejtori i Përgjithsh­ëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania