Gazeta Shqiptare

Bastiset shtëpia e biznesmeni­t, hajdutët marrin kasafortën e 2 makina luksoze

Reagon vajza e familjes Salla: Shumë parash për këdo që jep informacio­n Policia: Dyshohet se vjedhja ka qenë e mirëorgani­zuar

-

Banesa e një biznesme ni të njohur në El basan ka rënë pre e hajdutëve. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifi­kuar kanë hyrë në shtëpinë e Ylli Sallës në fshatin Mengel dhe kanë marrë kasafortën me para si dhe dy makina luksoze. Menjëherë pas sinjalizim­it për bastisjen, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Sipas hetuesve të çështjes, vjedhja ka ndodhur rreth orës 04: 30 të së hënës. Policia ka sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë banesës së biznesmeni­t, me qëllim rënien në gjurmët e agresorëve. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohuan se dyshohet që vjedhja e banesës së Ylli Sallës ka qenë e mirorganiz­uar dhe e menduar deri në detaje. Mësohet se grabitësit kanë mundur të futen në shtëpinë e biznesmeni­t duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës. Ndonëse në banesë ishin edhe pjesëtarët e familjes, asnjëri prej tyre prej tyre nuk ka dëgjuar lëvizjet e hajdutëve. Në janar të këtij viti biznesmeni Ylli Salla ka rënë pre e një tjetër ngjarjeje të rëndë, ku është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburanti­t të tij në qytetin e Elbasanit. Bastisja e banesës ka alarmuar pjesëtarët e familjes Salla. Vetëm pak orë pas ngjarjes, ka reaguar vajza e biznesmeni­t, Suzana Salla, e cila përmes një deklarate për mediat tha se për këdo që do të ndihmojë në gjetjen e autorëve, do të marrë një shumë të majme si shpërblim.

REAGIMI I VAJZËS SË BIZNESMENI­T

"Unë, Suzana Salla, e bija e biznesmeni­t Ylli Salla në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicio­n të personave që kontribuoj­në për identifiki­min e autorëve dhe zbardhjen e menjëhersh­me të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderue­shme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacio­n që mund të na jepni në numrin e celularit 0692083170 dhe 0696012332 nga kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm ( djeshëm) me makinat me targa: AA393PV dhe HP565J", - tha ajo.

 ??  ?? Makinat që iu vodhën biznesmeni­t Salla
Makinat që iu vodhën biznesmeni­t Salla
 ??  ?? Biznesmeni Ylli Salla, i dhuar në janar të këtij viti
Biznesmeni Ylli Salla, i dhuar në janar të këtij viti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania