Gazeta Shqiptare

Nxënësi 17- vjeçar plagoset me thikë në shkollë nga shoku i tij

Autori: Nuk doja ta lëndoja, situata më doli jashtë kontrollit Sherri mes gjimnazist­ëve nisi për një femër

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në qytetin e Sarandës, ku dy nxënës të një gjimnazi janë konfliktua­r me njëritjetr­in dhe për pasojë, njëri mbeti i plagosur. Burime pranë policisë bënë me dije se dy djemtë që janë konfliktua­r janë identifiku­ar si shtetasit Kastriot Xhanga dhe Kostandin Bodini, të dy 17 vjeç. Në sherr e sipër, Xhanga ka nxjerrë nga xhepi një thikë, të cilën ai e mbante me vete dhe ka qëlluar në sup shokun e tij. Kostandin Bodini u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime e lartpërmen­dura sqaruan më tej se sherri mes tyre kishte nisur për një femër, ndërsa autori i plagosjes u shoqërua menjëherë në komisariat.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi dje gjatë orëve të para të mëngjesit, ku dy nxënësit e vitit të tretë janë zënë në klasë. Sipas policisë, sherri mes dy të rinjve nisi në am- bientet e "Shkollës Ekonomike", në lagjen "Nr. 3", të qytetit të Sarandës. Burime pranë uniformave blu sqaruan se konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të një femre. Fillimisht, konflikti mes tyre është vënë re nga mësuesja e cila ndodhej në klasë. Ajo ka ndërhyrë me njëherë për të shuar sherrin, por vuri re se nxënësi i kasës së saj ishte plagosur me thikë. E ndodhur në këtë situatë, mësuesja ka lajmëruar menjëherë policinë ndërsa dërgoi në spital edhe të plagosurin Kostandin Bodini. Ky i fundit ka marrë dy plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. "Shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarj­e dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bodini, 17 vjeç dhe Kastriot Xhanga, 17 vjeç janë grindur me njëri- tjetrin për motive të dobëta duke përdorur edhe mjete të ftohta prerëse. I dëmtuar ka mbetur shtetasi K. B., i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale nga vendi i ngjarjes mjetin prerës tip ( biçak). Gjithashtu, ka shoqëruar në ambien- Kostandin Bodini u qëllua dy herë me thikë në sup nga shoku i tij, Kastriot Xhanga. Ky i fundit, pas aktit të rëndë që kreu u shoqërua menjëherë në komisariat­in e policisë për të dhënë deklarimet e tij. Ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

tet policore shtetasin K. Xh., dhe po punon për sqarimin e plotë të grindjes midis dy të rinjve", thuhet në njoftimin e policisë.

DËSHMITË

Burime pranë policisë sqaruan dje se të dy të rinjtë, të cilët u përfshinë në konflikt kanë qenë në të njëjtën linjë për tregimin e motivit të ngjarjes së rëndë. Të dy kanë pohuar se sherri nisi për shkak të një femre, që secili prej tyre e konsideron­te si të tijën. Nga ana tjetër, autori i plagosjes ka pohuar se nuk ka dashur ta lëndonte shokun e tij, por se situata i doli jashtë kontrollit.

 ??  ?? I plagosuri, Kostandin Bodini
I plagosuri, Kostandin Bodini
 ??  ?? Policia e Shtetit
Policia e Shtetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania