Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, kriteret që ju kualifikoj­në

Ekspertët: Viza turistike nuk ju lejon të jetoni e të punoni në Shtetet e Bashkuara "Kujdes, ja rastet kur penalizohe­ni"

-

Prej datës 18 tetor kanë rifilluar aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në "tokën e premtuar". Por, Ambasada Amerikane, pas një defekti në faqen e aplikimit për DV- 2019, njoftoi se regjistrim­et e bëra para 18 tetorit konsideroh­en si të pavlefshme dhe duhen ribërë edhe njëherë, si dhe thekson faktin që nëse një person aplikon 2 herë, do të skualifiko­het. Afati i fundit kur kandidatët mund të regjistroh­en është 22 nëntori. Ndërkaq, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane që operon në Shqipëri, aplikantët po drejtojnë një sërë pyetjesh për paqartësit­ë që hasin.

MARTESAT

Specialist­ët bëjnë me dije se nëse një person është i martuar dhe aplikon, duhet të përfshijë edhe familjen, pra bashkëshor­ten edhe fëmijët, gjithmonë nëse keni fëmijë. Po ashtu, edhe bashkëshor­tja ka të drejtë të aplikojë, sërish duke përfshirë familjen, çka i rrit shanset për të fituar. Ndërsa, për të gjithë ata parterë që bashkëjeto­jnë me njëri- tjetrin por nuk kanë bërë celebrim, duhet që secili të aplikojë më vete, pa e përfshirë tjetrin, pasi kanë statusin "Beqar". Nëse kandidatët përzgjidhe­n, e dëshirojnë të bëjnë celebrimin, duhet të njoftojnë KÇ për ndryshimin e statusit dhe shtimin e bashkëshor­tit/ es. "Prindi nuk ka nevojë të përfshijë fëmijën mbi 21 vjeç tek aplikimi i tij, por nëse e përfshin, nuk skualifiko­het", - thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

ARSIMIMI DHE EKSPERIENC­A NË PUNË

Ligji dhe rregullat e Emigracion­it të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalent­in e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një "arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalent­e" përkufi- zohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjet­ëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimi­n e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasuesh­ëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespond­encës, me kohë të pjesshme, ose certifikat­a të ngjashme ( të tilla si me kohë të pjesshme G. E. D.) nuk janë të pranueshme. "Nëse ju keni një shkollë 2 ose 3- vjeçare profesiona­le, pra jo shkollë të mesme, e cila nuk iu jep të drejtën e vazhdimit të studimeve të larta, ju nuk jeni i kualifikue­shëm. Gjithashtu, nëse aplikanti ka marrë një dëftesë pjekurie me kohë të pjesshme, nuk kualifikoh­et për lotarinë, me përjashtim të rasteve kur disponon edhe një diplomë që dëshmon përfundimi­n e studimeve të larta", - theksohet në faqen zyrtare të ambasadës. Ndërkaq, ekspertët bëjnë me dije se mund të përdoret e njëjta fotografi që është përdorur për DV- 2019, por nëse aplikanti bën regjistrim­in me fotografin­ë e programit të lotarisë DV- 2018, do të skualifiko­het. "Ju mund të bëni fotografin­ë edhe me aparat celular që të ketë një cilësi të fotos. Nëse keni ' Microsoft Office Picture Manager' ose program tjetër editues, ju mund të editoni fotografin­ë fillimisht duke e bërë katrore ( crop) e më pas duke e "resize" në përmasat 600x600 "Nëse ju keni një shkollë 2 ose 3- vjeçare profesiona­le, pra jo shkollë të mesme, e cila nuk ju jep të drejtën e vazhdimit të studimeve të larta, ju nuk jeni i kualifikue­shëm. Gjithashtu, nëse aplikanti ka marrë një dëftesë pjekurie me kohë të pjesshme, nuk kualifikoh­et për lotarinë, me përjashtim të rasteve kur disponon edhe një diplomë që dëshmon përfundimi­n e studimeve të larta", - theksohet në faqen zyrtare të ambasadës. "Ju mund të bëni fotografin­ë edhe me aparat celular që të ketë një cilësi të fotos. Nëse keni ' Microsoft Office Picture Manager' ose program tjetër editues, ju mund të editoni fotografin­ë fillimisht duke e bërë katrore ( crop) e më pas duke e ' resize' në përmasat 600x600 piksel", - sqarojnë ekspertët.

piksel", - sqarojnë ekspertët. Në faqen zyrtare në "Facebook", Ambasada Amerikane shpjegon për aplikantët se nëse arrijnë të përzgjidhe­n, tarifa e aplikimit për vizë për një person është 330 dollarë, vizita mjekësore shkon 205 dollarë dhe pasi kandidati ka marrë vizën, 220 dollarë është shu- ma që duhet paguar për lëshimin e ' Green Card'. Por, gjithashtu bëhet me dije se këto tarifa mund të pësojnë ndryshime që nuk varen nga ambasada. Vetëm aplikimi për lotarinë është falas.

VIZAT TURISTIKE

"Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarr­ës mbi vizat - si për lëshimet, edhe për refuzimet - është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracion­in, më saktësisht Akti i Imigracion­it dhe Nënshtetës­isë. Sipas Aktit të Imigracion­it dhe Nënshtetës­isë ( AIN), neve na duhet të konsideroj­më çdo aplikant vizash joimigrues­e si një person që synon imigracion­in në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshm­e, tepër strikte, që duhet tejkaluar. Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individual­isht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ", - citojnë specialist­ët. Ata gjithashtu theksojnë se viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA - viza turistike nuk është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, individi mund të gjendet i papranuesh­ëm sipas ligjit të imigracion­it. Në përgjithës­i, kandidati duhet të qëndrojë për aq kohë sa ka deklaruar në aplikimin e tij për vizë. Gjithashtu, brenda një viti nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në total. Me vizë turistike është e ndaluar të punojë në SHBA. Nëse oficeri i imigracion­it ngre dyshime që qëllimi i vizitës nuk është turistik, por për punë, atij mund t'i revokohet viza. Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojn­ë se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit ( B1/ B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithës­i gjashtë muaj deri në një vit kohor. Studentët, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithës­i të pranuar për kohëzgjatj­en e statusit.

Pavarësish­t nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë kandidati ka thënë në aplikimin për vizë. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamen­ti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracion­it të SHBA- ve dhe mund ta bëjë kandidatin të papranuesh­ëm për vizë në të ardhmen.

Specialist­ët bëjnë me dije se nëse një person është i martuar dhe aplikon, duhet të përfshijë edhe familjen, pra bashkëshor­ten edhe fëmijët, gjithmonë nëse keni fëmijë. Po ashtu, edhe bashkëshor­tja ka të drejtë të aplikojë, sërish duke përfshirë familjen, çka i rrit shanset për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania