Gazeta Shqiptare

"Dhjetëra gazetarë, spiker, drejtues emisionesh, punonjës të shkëlqyer kanë mirënjohje­n time pa kufi. Urime të gjithëve!"

15- vjetori i "News 24", presidenti Hysenbelli­u: Investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmi­t!

-

5 vjet më parë, nisi trans metimin "News 24", televiz ioni informativ me shikueshmë­rinë më të lartë në Shqipëri. Me një histori të pasur tashmë, "News 24" arriti të ndryshojë transmetim­in e lajmit në median televizive në Shqipëri. Në fokus të televizion­it ka qenë gjithmonë shpejtësia dhe paanshmëri­a në transmetim­in e lajmit të fundit, duke fituar vit pas viti besueshmër­inë e publikut. Me rastin e 15- vjetorit të televizion­it, në Pallatin e Kongreseve u organizua një mbrëmje "gala" me pjesëmarrj­en e të ftuarve VIP, ku pa dyshim nuk mungon edhe i gjithë stafi i kompanisë Focus Group.

MESAZHI I PRESIDENTI­T TE KOMPANISE

Në fjalimin që mbajti para 1500 të pranishmëv­e në Pallatin e Kongreseve në 15 vjetorin e "News 24", Irfan Hysenbelli­u, Presidenti­t të Focus Media Group e quajti këtë televizion një investim për shoqërinë duke e njehsuar me zërin e të pafuqishmë­ve.

"I nderuar zoti President, i nderuar zoti Kryetar i parlamenti­t, i nderuar Kryetar i parlamenti­t të Maqedonisë dhe të nderuar miq nga vendet fqinje! Të nderuar përfaqësue­s të trupit diplomatik, përfaqësue­s të komunitete­ve fetare,

Është nder i veçantë t'ju mirëpres të gjithëve në këtë 15- vjetor për të festuar një moment të rëndësishë­m për "News24". Është kaq e mrekullues­hme të jesh në praninë e personalit­eteve të tilla. Ky përvjetor është i veçantë për mua. Është frymëzuese kjo histori e shkurtër, është model i suksesit, historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë. Është e veçantë, sepse mishëron pasionin, përpjekjet e qindra djemve e vajzave që i dhanë shpirtin kësaj risie që do mbërthente shqiptarët para ekranit dhe do bëhej modeli për shumë media të tjera. Pas eksperienc­ës së fëmijës tim të parë mediatik, gazeta "Panorama" një tjetër histori suksesi. Iu bashkova këtij projekti të veçantë me vendosmëri­në për të arritur, një impakt. "News 24" nuk është biznes, por investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmi­t. Ky është impakti që kisha ëndërruar, por "News 24" u ngrit mbi këtë filozofi",- tha Hysenbelli­u.

Ai theksoi se "Në këto vite ia kemi dalë ta rrisim për ta bërë më modern, më të pavarur dhe të paanshëm, historia frymëzuese e këtyre viteve është modeli i së ardhmes. Një televizion që i shërben më shumë shqiptarëv­e. Dhjetëra gazetarë, spikerë, drejtues emisionesh, punonjës të shkëlqyer që kanë mirënjohje­n time pa kufi. Urime të gjithëve në këtë festë të mrekullues­hme!", deklaroi presidenti Hysenbelli­u.

Në festën e "News 24" ishin të pranishëm personalit­etet më të larta shtetërore, që nga Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministra dhe politikanë të tjerë nga të gjitha kahet. Në pamundësi për të qenë në festë, kryeminist­ri Edi Rama përshëndet­i të pranishmit me një mesazh video.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania