Gazeta Shqiptare

Lista e rimbursimi­t të barnave ende nuk ka hyrë në fuqi

Specialist­ët ndërkombët­arë: Të bëhet miratimi mbi baza shkencore, jo mbi opinione Ja 30 medikament­et me rimbursim për 2017

-

Edhe pse në 1 maj të këtij viti duhet të hynte në fuqi lista e barnave të rimbursuar­a për 2017- ën, ende po përdoret lista e 2016- ës. Këshilli Administra­tiv i Fondit bëri me dije se në këtë listë do të shtoheshin 30 medikament­e të reja, prej të cilave do të përfitonin një kategori pacientësh. Fokusi i zgjerimit të listës së rimbursimi­t këtë vit ishte pikërisht tek sëmundjet me përhapje të gjerë në popullatë, sikurse janë sëmundjet e zemrës dhe veshkave. Një vëmendje e veçantë iu kushtua të sëmurëve me tumor, për të cilët u shtuan në listën e rimbursimi­t barna që shkurtojnë kohën e hospitaliz­imit të tyre.

Lista e re e barnave me rimbursim mbulon edhe një kategori shumë të ndjeshme, por pak të përfaqësua­r në listë, sikurse është ajo e fëmijëve. Konkretish­t ishte miratuar që në listë të shtoheshin dy barna antidiabet­ike, një bar kundër obezitetit, gjashtë barna për kardiologj­inë që çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapi­a në kombinime të ndryshme, si dhe katër barna për shërbimin e nefrologji­së. Në listë u përfshin edhe tre barna për onkologjin­ë si dhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatris­ë. Ndërkohë që u rishikuan dhe u pasuruan me ekzaminime edhe një sërë paketash si ajo e dializës e transplant­it të veshkës, impiantit koklear si dhe paketat e kardiokiru­rgjisë, por që nuk u bënë asnjëherë të prekshme për pacientët. Specialist­ët ndërkombët­arë sugjerojnë që kjo listë të hartohet dhe të miratohet nga ekspertët në baza shkencore dhe jo në bazë të opinioneve për medikament­e të caktuara. Në vendin tonë mungon bërja e një analize në vazhdimësi për një bar që është shtuar në listë sa i përket efikasitet­it ose rezultatev­e të dhëna tek pacientët e si rrjedhojë, edhe mbajtja e përgjegjës­isë për shumat e shpenzuara për blerjen e këtij medikament­i. Nëse bëjmë një krahasim të shpenzimev­e financiare që ka bërë Fondi nga viti 2012- 2016 do të vëmë re se ato kanë ardhur në rritje, por me një vlerë të vogël. Kështu respektivi­sht ndër vite kemi: në 2012 janë shpenzuar 7.8 milionë lekë, në 2013 - 8.4 milionë, në 2014 - 8.3 milionë, në 2015 - 8.7 milionë dhe në 2016 janë shpenzuar 8.77 milionë lekë për rimbursimi­n e medikament­eve. Në projektet e saj, Ministria e Shëndetësi­së dhe e Mbrojtjes Sociale parashikon që në listën e barnave të rimbursuar­a për 2018- ën të përfshijë paketën e radioterap­isë falas ose të trajtimit me rreze që do t'u bëhet pacientëve edhe në spitalet private, si dhe 5 barna të reja për trajtimin e

kancerit të gjirit. Vendimi për zgjerimin e listës së barnave të rimbursues­hme u mor në mbledhjen e Këshillit Administra­tiv të Fondit

dhe duhej të hynte në fuqi më 1 maj 2017, por aktualisht ende po punohet me listën e barnave të rimbursues­hme të vitit 2016.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania