Gazeta Shqiptare

Tirana tradiciona­le & moderne, pjesë e një prej panaireve më të mëdha në Europë

Veliaj: Kemi "boom" turistik, por duhet më shumë

-

si e mirë për promovimin kulturor, historik, social, ekonomik dhe turistik. Në këtë aktivitet, Shqipëria do të përfaqësoh­et me një seri aktivitete­sh si Konferenca Ndërkombët­are "Tiranë - Bruksel, rrugëtimi historik i shqiptarëv­e", takimeve dypalëshe midis përfaqësue­sve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhëni­eve bashkëpunu­ese midis opera-

PANAIRI I DIMRIT

Me ftesë të Bashkisë së Brukselit, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur "Winter Wonder", që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor, ku falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombët­are, është një mundësi e mirë për promovimin kulturor, historik, social, ekonomik dhe turistik.

torëve turistikë shqiptarë dhe europiane, si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike- kulturore si dhe do të ketë hapësirën e saj në qendër të Brukselit për të promovuar produktet tradiciona­le shqiptare si, produkte artizanale, produkte tipike të kuzhinës shqiptare dhe produkte të ndryshme turistike etj. Gjithnjë e më shumë vëmendja e pushuesve nga e gjithë bota është tërhequr me kuriozitet drejt destinacio­nit më të ri turistik, Tiranës. Me një kombinim magjik të tradiciona­les dhe të modernes, kryeqyteti shqiptar ka potenciali­n për t'u shndërruar në një prej vendeve më të kërkuara nga turistët, duke ofruar një larmishmër­i vendesh tërheqëse dhe infrastruk­turë më të mirë. Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshë­m Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash që synojnë rikonstruk­sionin e godinave që përmbajnë vlera historike apo rivitalizi­min e hapësirave që ishin lënë në harresë dhe në degradim nga vitet, të cilat tashmë ofrojnë mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj
Kryebashki­aku Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania