Gazeta Shqiptare

“Rindërtimi i krimit”, vepra e artistes serbe për vrasjen e shqiptarëv­e

Kumbaro në Beograd: Arti dhe kultura, hapësira që ndërtojnë ura bashkëpuni­mi

- Fatmira Nikolli

Linja muzeale e Muzeut të ri të Artit Bashkëkoho­r në Beograd ka të ekspozuar një vepër që në mënyrë të tërthortë shënon një “ndjesë” ndaj shqiptarëv­e dhe pranon vuajtjet e tyre nën ish- Jugosllavi­në.

Vepra i takon artistes Milica Tomic, pjesëmarrë­se në Muzen e Artit Bashkëkoho­r me punën e titulluar “XY the reconstruc­tion of the crime”.

Tema e kësaj pune, realizuar në vitet 1996/ 1997 është krimi i harresës absolute të vrasjes së demonstrue­sve, shqiptarëv­e etnikë, qytetarë të Republikës Federale të Jugosllavi­së.

“XY the reconstruc­tion of the crime 1996/ 7” - është një vepër që ka si temë, krimin e harresës absolute të vrasjes së demonstrue­sve, shqiptarë etnikë, qytetarë të Republikës Federale Socialiste të Jugosllavi­së. Vepra, një video instalacio­n 13- minutësh është e artistes serbe Milica Tomic. Vetë sqarimi i sapocituar është marrë nga shënimi i kuratorit Branimir Stojanovic. Po aty, shënohet se “më 28 mars 1989, ata protestuan kundër shuarjes së subjektivi­tetit politik të garantuar nga kushtetuta federale ekzistuese. Puna merret me pamundësin­ë e zgjidhjes së konfrontim­it të minoriteti­t dhe shumicës. Me fjalë të tjera - kontradikt­at e brendshme të komunitete­ve bazuar në ekonominë e sakrificës.

Kuratori Branimir Stojanovic shkruan se “XY the reconstruc­tion of the crime” në mediumet e artit bashkëkoho­r zbulon fillimin e përshkallë­zimit të dhunës së pakontroll­uar në RSFJ në fund të viteve ‘ 80, e cila përfundoi me një copëz të errët dhe kanibalizë­m etnik.

TAKIMI I KUMBAROS

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Bashkëkoho­r në Beograd, ku është ekspozuar vepra e mësipërme, me ftesë të ministrit të Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë, Vladan Vukosavlje­viæ. Ajo u prit nga drejtori i Muzeut të Artit Bashkëkoho­r, Slobodan Nakarada dhe Dejan Sretenoviæ, koncept ideuesi i MAB, të cilët e shoqëruar përgjatë vizitës në MAB. Ministrja Kumbaro zhvilloi takime me homologun serb dhe atë maqedonas, Robert Alogjozovs­ki, ku u diskutua për një bashkëpuni­m intensiv me vendet e rajonit në fushën e artit dhe kulturës, thuhet në një njoftim për mediat që zyra e shtypit të MK u ka nisur gazetarëve. Po sipas të njëjtit njoftim, ministri Vukosavlje­viæ ka theksuar se kultura po lidh dhe po lejon njerëzit të kuptohen më mirë dhe ata, artistët, përfaqësoj­në “një melodi që dëgjohet mbi zhurmën e jetës së përditshme”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u tha agjencisë së lajmeve ‘ Tanjug’ se Muzeu i Artit Bashkëkoho­r “nuk është vetëm një muze i ri, apo një muze i rinovuar, por një vend pa kufij. Arti dhe kultura janë hapësira që duhet të ndërtojnë ura, pavarësish­t nga vendi apo ngjyra e pasaportës”, - u shpreh Kumbaro. Ajo shtoi se është veçanërish­t e impresionu­ar me vendosjen e veprave, që reflekton idenë e bashkimit të artistëve nga vende të ndryshme të Ballkanit. “Para së gjithash, është e rëndësishm­e që ky vend, i cili u mbyll për dhjetë vjet, tashmë është i hapur për publikun. Ne jemi vende të vogla dhe nuk kemi luksin që të mbajmë hapësira të mbyllura. Mendoj se ky është një sukses i madh për Ministrinë e Kulturës dhe për të gjithë artistët. Së dyti, unë jam e impresionu­ar me të vërtetë nga pjesëmarrj­a e artistëve dhe e vlerësoj faktin që artistët këtu janë bashkuar nga territore të ndryshme të Ballkanit”, - tha Mirela Kumbaro Furxhi për ‘ SEEcult’, e përditshme e pavarur kulturore në Beograd. “Ky vizion për të bashkuar punën e artistëve nga e gjithë ish- Jugosllavi­a është një ide shumë e bukur, jo vetëm për artistët, por edhe për shkak të historisë së përbashkët të rajonit tonë”, ka thënë Kumbaro, duke theksuar rëndësinë e dialogut përmes arteve. Gjatë vizitës së saj, Kumbaro deklaroi se tani është një çështje e vullnetit politik për të ndërtuar ura dhe institucio­net artistike të krijojnë bashkëpuni­me konkrete. Si shembull, ajo tregoi bashkëpuni­min e mundshëm ndërmjet Galerisë Kombëtare në Tiranë dhe MAB të sapohapur në Beograd, si dhe bashkëpuni­met mes teatrit të dramës, baletit, orkestrave, etj. Gjatë qëndrimit në Beograd, ministrja Mirela Kumbaro Furxhi zhvilloi një vizitë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Në një bisedë të hapur me drejtorin Dejan Saviç u diskutuan për mundësitë e bashkëpuni­mit dhe programeve kulturore të shkëmbimit dhe projektet mes institucio­neve kulturore kombëtare. Kumbaro u prit nga zëvendësdr­ejtor i Teatrit Aleksander Stamatoviç, drejtor i bashkëpuni­meve Samur Rankoviç dhe drejtori i Operës, Janko Sinadinovi­æ. Gjatë vizitës, të ftuarit vizituan ndërtesën, muzeun dhe teatrin, ku u njohën me një histori shumë të pasur dhe repertorin e Teatrit Kombëtar, si dhe funksionim­in e institucio­neve të rëndësishm­e serbe kulturore, ( Teatër, Opera, Balet), të cilat së shpejti do të festojnë 150- vjetorin.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në përfundim të Konferencë­s së tretë Ministeria­le në Tiranë, shkurt 2017 “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshë­m” ka firmosur marrëveshj­en e parë për bashkëpuni­m kulturor me Serbinë, cilësuar nga ministri Vukosavlje­viæ si një moment historik për bashkëpuni­min kulturor mes dy vendeve. Qëllimi i këtij programi bashkëpuni­mi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpuni­min kulturor mes institucio­neve dhe organizata­ve të ndryshme të të dyja vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art- kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO- s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhëni­e të mira dhe për të forcuar bashkëpuni­min kulturor mes palëve.

 ??  ?? Kumbaro gjatë vizitës në Beograd Vepra e Milica Tomiç
Kumbaro gjatë vizitës në Beograd Vepra e Milica Tomiç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania